Politike

Berisha nxjerr dokumentin: Sako doli garant për Kavalishencën, godina i mori jetën zyrtarit

28 Shkurt 2022, 14:01 Nga DOSJA
Berisha nxjerr dokumentin: Sako doli garant për Kavalishencën, godina

DURRËS– Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar kandidaten e Partisë Socialiste për Bashkinë e Durrësit, Emirjana Sako. Në një konferencë me gazetarët nga Durrësi, Berisha tha se Sako ishte personi që firmosi dokumentin se Kavalishenca në Durrës (Shtëpia e Pushimit e Ministrisë së Brendshme) ishte godinë e sigurtë pas tërmetit të shtatorit të vitit 2019.

Menjëherë pas këtij vendimi, në këtë godinë janë strehuar të paktën 120 kursantë. Në nëntor, pas tërmetit godina u shemb dhe i mori jetën kryekomisarit Bajram Hajdarmataj.


“Këtu kam një shkresë, që është me firmën Kryetari i Grupit të Inspektimit. Firma është zonja Sako, kryetare. Ja ku e keni. Çfarë thotë shkresa: për hotelin e Ministrisë së Brendshme. Shkresa thotë: ‘Hoteli nuk ka, dëme strukturore nga tërmeti i shtatorit. Më pas Plarent Ndreca dërgoi aty 120 kursantë. Zoti i shpëtoi ata, i ka shpëtuar Zoti. Unë nuk kam asnjë simpati për Plarent Ndrecën, ju e dini vetë, por nuk mund të them se ai u bazua në këtë ekspertizë, gjë të cilën nuk e firmosi kryetarja e bashkisë që ishte në atë kohë, zonja Sako. Ata për fatin e tyre janë sot gjallë, kurse një oficer i lart ju e dini që mbeti nën rrënojat e godinës. Tani më thoni ju mua, ku është vendi i saj? A është të paktën në gjykatë apo s’ka përgjegjësi për këtë firmë?”- tha Berisha ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll