Politike

VD-‘Pse duhet investuar në Shqipëri?’/ Samiti i BERZH, Rama: Jemi parajsë e turizmit

28 Shkurt 2022, 13:52 Nga DOSJA
VD-‘Pse duhet investuar në Shqipëri?’/ Samiti i BERZH,

LONDËR-Kryeministri Edi Rama e quajti parajsë turizmin në Shqipëri. Teksa ishte i pranishëm në samitin e BERZH për investimet në Ballkanin Perëndimor, kreu i qeverisë u pyet se përse duhet investuar në territorin tonë. Ai u shpreh se investimet në Shqipëri janë me potencial pasi vendi ynë është ende i pashfrytëzueshëm. Në fjalën e tij, Rama ka përmendur turizmin, energjitikën dhe infrastrukturën duke thënë se po punojnë për të bërë investime të mëdha në këto sektore.


DEKLARATA E RAMËS:

Më lejoni që t’ë dërgoj solidaritetin për popullin e Ukrainës. Investimi në Shqipëri apo në vende të tjera është më shumë se të investosh në një vend, po në një rajon me potencial ende të pashfrytëzuar. Ballkani Perëndimor është vendi i investimeve. Falë faktit që të gjitha vendet e rajonit po përmirësohen, sa për Shqipërinë, besoj se jemi në një fazë të re. Është e qartë për njerëzit që vizitojnë Shqipërië, se jemi një parajsë e turizmit. Nuk do ju bezdis me shifta, duke thënë kishim numrin më të lartë, nuk do t’i bashkohem por vetëm dua t’ju them që ne dhe gjatë momentve të më këqija të pandemisë kemi parë rritje të turizmit. Po shohim shumë gjëra që po ndodhin, jemi duke përgatitur investime masive në energji me kompani të huaja. E njëjta gjë falë qëndrimit të Komisionerit Varhely dhe nxitjes së tij për ta sjellë më pranë Ballkanit. Kemi shtigje të reja në infrastrukturën tonë, shpresoj se do të jemi në gjendjë të bëjmë më shumë, me Kosovën kemi hekurudhën dhe me Maqedoninë korridorin e 8.

LAJMI KRYESOR: Samiti i BERZH në Londër! Krah Kurtit, Rama: Kemi projekte masive për energjinë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rama ne londer edi rama rama ne londer

Sondazh

Poll