Politike

VD-Takimi me ambasadorin e Ukrainës, Meta: Jemi në krah të tyre, bëj thirrje për dialog

28 Shkurt 2022, 12:41 Nga DOSJA
VD-Takimi me ambasadorin e Ukrainës, Meta: Jemi në krah të tyre,

TIRANË– Presidenti Ilir Meta kërkon dialog në konfliktin Rusi-Ukrainë. Kështu u shpreh kreu i shtetit pas përfundimit të takimit me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov. Meta tha se Ukraina po jep sot një shembull frymëzues pasi është në mbrojtje të shtetit dhe dinjitetit të tyre.


‘Popull europian që ka dhënë shumë për lirinë e Europës, sot po jep një shembull frymëzues për të mbrojtur shtetin e tyre dhe dinjitetin e tyre dhe vlerat më të mira. Ndaj jemi në krah të Ukrainës, jemi për të shprehur dhe një herë tjetër ngushëllimet më të sinqerta për viktimat e pafajshme nga ky agresion i pabesë dhe i pajustifikuar. Ne kemi bërë dhe do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të nxitur jo vetëm armëpushimin dhe rikthimin e amrëve paqësore dhe të ndalimit të luftës por njëkohësisht ne besojme se vetëm rruga e dialogut nga pozitat e barabarta është zgjidhja për këtë situatë. Përpjekjet tona si një vend anëtar i NATOS dhe që synon të anëtarësohet në BE kanë qënë të qarta dhe në linjë të plotë me NATO dhe me BE.

LAJMI KRYESOR:Agresioni rus! Meta vizitë në ambasadën e Ukrainës në Tiranë

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta lufta ukraine-rusi volodymyr shkurov ilir meta lufta ukraine-rusi volodymyr shkurov

Sondazh

Poll