Politike

VD-Rama: Po përgatisim investime masive në energji, do prodhojmë gaz të lëngshëm natyror

28 Shkurt 2022, 14:02 Nga DOSJA
VD-Rama: Po përgatisim investime masive në energji, do prodhojmë

LONDËR– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme nga Londra se Shqipëria ka një projekt masiv në energji. Gjatë samitit të BERZH, kreu i qeverisë tha se vendi ynë do të nisë prodhimin e një gazi të lëngshëm natyror, projekt ky që sipas tij është në bashkëpunim me amerikanët.


DEKLARATA E RAMËS:

Investimet në Portet e reja turistike dhe në atë tregtar në Durrës, do të transformojë tërësisht tablonë e vendit si vend turistik. Ndërkohë që porti Tregtar do të nxirret jashtë Portit të Durrësit, do të ndërtohet jashtë tij. Kemi nisur përgatitjet e aeroportëve, kemi nisur dhe punën për atë të 4, në afërsi me Korfuzin. Investimi më shumë për të afruar më shumë rininë me teknologjinë. Në muajt në vijim do të mbyllim të gjitha zyrat ku qytetarët marrin shërbimet dhe çdo gjë do të jetë onlinë, po bëjme shumë përpjekje në raport me arsimin.

Trendi po shkon në kah të kundërt, në lidhje me parashikimet e vitit të kaluar. Kemi hyrë në fazë të re, duke ndryshuar modelin e sistemit energjitik, duke mbyllur pjesën e ruajtjes, duam të rrisim më tepër rezervat. Ne besojmë se e gjithë kjo do të rrisë dhe deveritiskojë prodhimin e energjisë, ajo hidrike mbetet burimi jonë më i rëndësishëm. Po investojmë në një projekt të madh që do na lejojë të kemi elementin që i mungon sistemit tonë, që është diga ekuilibruese. Po punojmë me prodhimin e gazit të lëngshëm natyror që do të nisë për pak javë falë bashkëpunimit dhe marrëveshjes me amerikanët.

LAJMI KRYESOR: Samiti i BERZH në Londër! Krah Kurtit, Rama: Kemi projekte masive për energjinë

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rama ne londer edi rama rama ne londer

Sondazh

Poll