Politike

Berisha: Serbia është Rusia e vogël, Open Balkan synon vendosjen e hegjemonisë së Beogradit

28 Shkurt 2022, 13:07 Nga DOSJA
Berisha: Serbia është Rusia e vogël, Open Balkan synon vendosjen

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje që nisam Ballkani i Haour të ndalohet pasi sipas tij synon vendosjen e hegjemonisë së Beogradit në rajon. Në një konferencë për mediat, Berisha e konsideroi Serbinë si Rusi të vogël dhe tha se nuk u është bashkuar vendeve evropiane që kanë vendosur sanksione duke u rreshtuar krah pushtuesve. 


“Serbia nuk ju bashkua vendeve perëndimore, nuk vendosi sanksione. Serbia ‘de facto’ është e rreshtuar në anën e Rusisë. Ajo nuk votoi në Këshillin e Ministrave të këshillit të Evropës për pezullimin e Rusisë nga ky institucion. Po sillen si vasalë të Beogradit, sikur të jenë në zonën ruse të influencës, jam këtu për të kërkuar denoncimin e kësaj nisme si një nismë të mirëfilltë që synon vendosjen e hegjemonisë së Beogradit në rajon. Ballkani i Hapur. Kërkoj nisjen e ndihmave me urgjencë drejt Ukrainës. Greqia nisi dje, kurse ne ende jo,”- tha Berisha. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll