Politike

Emigrantët s’votuan/ Shoqata ‘Diaspora për Shqipërinë’ çon në Kushtetuese ’25 Prillin’

28 Shkurt 2022, 13:33 Nga DOSJA
Emigrantët s’votuan/ Shoqata ‘Diaspora për

TIRANË-Shoqata ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ ka ngritur padi në Gjykatën Kushtetuese për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Ata pretendojnë për cënim të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve, duke u shprehur se janë ndaluar të votojnë për shkak të masave anticovid që u vendosën në atë kohë dhe për shkak të karantinimit.

‘Në 23 korrik 2020 u parashikua votimi i emigrantëve, në zgjedhjet e 25 Prillit nuk u zbatua’- thonë ata në deklaratën e tyre duke shtuar se urdhëri për karantinim ishte ajo që i pengoi të votonin. Në deklaratë ata përmendin edhe urdhrin edhe urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë për karantimin e personave që vinin nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, duke theksuar se kjo i mohoi shqiptarëve që jetonin në këto vende të drejtën e votës ‘në çdo mënyrë’.

DEKLARATA:

“Me Ligjin Nr. 101/2020, date 23.7.2020 Kodi Zgjedhor pësoi ndryshime, të cilat për herë të parë parashikonin votimin nga jashtë dhe ligjvënësi ngarkoi organet e krijuara rishtazi me detyrën për miratimin e akteve nënligjore që lidhen me zhvillimin e këtij procesi. Ky parashikim ngeli i pazbatuar duke i kufizuar kështu të gjithë shtetasve shqiptare me banim jashtë territorit te Republikes se Shqiperise të drejtën aktive të votës. Votimi nga jashtë vendit nuk u mundesua jo vetëm për shkak të mungesës së vullnetit politik, por edhe përmes mosveprimeve dhe qëndrimit pasiv të mbajtur nga ana e organeve të ngarkuara nga ligji me detyrimin për të miratuar aktet nënligjore që kanë për objekt rregullimin e votimit nga jashtë, duke cenuar kështu të drejtën e votës të parashikuar nga nenet 8 dhe 45 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë Me tej, Ministria e Shëndetësisë përmes Urdhërit Nr. 219, datë 19.4.2021 ‘Për karantimin e personave që vijnë në Republikën e Shqipërisë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia’, iu mohoi shtetasve shqiptarë me banim në territorin e Republikës së Maqedonisë apo Greqisë, ushtrimin e të drejtës së votës në çdo mënyrë. Si ky urdhër ashtu dhe mosveprimet e organeve përkatëse, paraqesin problematika kushtetueshmërie.

E drejta e emigrantëve për të votuar jashtë vendit nuk u zbatua në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike shoqata 'diaspora për shqipërinë' zgjedhjet e 25 prillit shoqata 'diaspora për shqipërinë' zgjedhjet e 25 prillit

Sondazh

Poll