Politike

Berisha: Rama protestoi me fotot e Enver Hoxhës kundër NATO-s

28 Shkurt 2022, 16:49 Nga DOSJA
Berisha: Rama protestoi me fotot e Enver Hoxhës kundër NATO-s

VORË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka protestuar me fotot e diktatorit Enver Hoxha kundër NATO-s. Gjatë takimin me qytetarët e Vorës, Berisha tha se anëtarësimi në NATO është garancia që vendi është i mbrojtur nga aleanca më e fuqishme.

“Rruga nuk ka qenë e thjeshtë po vota juaj, besimi juaj u shndërrua në një zhvillim të vërtetë për vendin në vitet e qeverisjes së PD. Ajo u shndërrua në një transformim të paparë të infrastrukturës së vendit, nga Rruga e Kombit deri në 11 mijë km rrugë të tjera në të katër anët e Shqipërisë. Dyfishuam rrogat dhe pensionet. Në rritje të shpresës për të rinjtë tanë që të ndërtojnë në Shqipëri të ardhmen e tyre. U shndërrua në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ju e mbani mend, ditën e anëtarësimit të vendit, Edi Rama do të organizonte në Tiranë mitingjet e protestës me fotografitë e babait të tij shpirtëror, Enver Hoxhës, në protestën kundër NATO-s. Sot, ajo mbështetje juaj, ai anëtarësim në një kohë lufte për Europën e bën territorin e Shqipërisë në një territor të garantuar nga aleanca më e fuqishme e të gjitha kohërave e udhëhequr nga SHBA”, u shpreh Berisha.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 edi rama sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll