Politike

“Berisha mbështetet nga influenca ruse”, Komisioni i Rithemelimit të PD padit Çollakun

28 Shkurt 2022, 14:51 Nga DOSJA
“Berisha mbështetet nga influenca ruse”, Komisioni i

TIRANË – Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike paditi sot për shpifje deputetin demokrat Kreshnik çollaku. Fraksioni brenda selisë blu e ka paditur çollakun për deklaratat e bëra gjatë mbledhjeve me dyer të mbyllura të kryesisë së PD. Bëhet fjalë për 3-4 ditë pas protestës në godinën e Partisë Demokratike (8 janar). Deputeti Ççollaku akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se po mbështetet nga influenca ruse dhe Kisha Ortodokse.

Në këtë mënyrë, Komisioni i Rithemelimit të PD i konsideron deklaratat e çollakut si shpifje dhe të qëllimshme.

Çfarë tha Kreshnik Çollaku në mbledhjen e Kryesisë së PD?
Këto janë inteligjencat ruse me kishën ortodokse. Influencat e kundërshtarëve të Amerikës. Ata që i sollën te dyert e godinës ishin miqtë tanë të një jete, si mund ta lejonin ata këtë dhe aq më tepër si mund ta lejojnë sot pa u distancuar prej saj. Atë ditë, Zoti e bëri që në godinë të mos kishte viktima. Dhuna për mua është një kufi ndarës me këdo. Ndaj, unë mendoj me këdo që nxiti apo përdori dhunë ndaj nesh, kolegeve e ish-miqve të tyre, nuk ka çfarë na mban më bashkë. Në këtë parti dhunuesit dhe të dhunuarit nuk mund të rrinë më bashkë.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike komisioni i rithemelimit te pd kreshnik çollaku perplasje ne partine demokratike protesta e 8 janarit komisioni i rithemelimit te pd kreshnik çollaku perplasje ne partine demokratike protesta e 8 janarit

Sondazh

Poll