Politike

Basha e bën bashkë me Doshin e Dakon, Berisha: Para ca ditësh u nis në udhëtim, pa njoftim

28 Shkurt 2022, 13:29 Nga DOSJA
Basha e bën bashkë me Doshin e Dakon, Berisha: Para ca ditësh u

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka një përgjigje për kryedemokratin Lulzim Basha që e krahason me Tom Doshin e Vangjush Dakon, të shpallur non-grata më herët nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Në një konferencë me gazetarët në Durrës, Berisha tha se Basha është i marrë peng për shkak të dy dosjeve, ‘Toyota Yaris’, e ‘Nick Muzin’. Ai tha se Basha është nisur në një udhëtim para pak ditësh, pa njoftuar askënd, por është kthyer pa arritur asgjë. 


Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Gjatë ditëve të fundit, PD-ja e Lulzim Bashës u bën thirrje qytetarëve që të mos votojnë kandidatët e non-gratave duke ju bërë bashkë me Tom Doshin e Vangjush Dakos, keni përgjigje?

Sali Berisha: Përgjigjen më të shkëlqyer jua kanë dhënë dhe jua japin shqiptarët, që e kanë lënë si një peng mjera. Lulzim Brava është sot i vetmi politikan i marrë peng me dosje krimi nga qeveria. Në aferën Toyota Yaris, Lulzim Basha dekonspiroi një operacion të fuqishëm. Kushdo do të ishte në burg me këtë deklarata që ka bërë. Ai është në hetim të plotë ndërkombëtar dhe nga prokuroria e Belgjikës. Unë kam denoncuar publikisht pengmarrjen e tij me dosjen Muzin dhe kam thënë që ajo dosje nuk mbyllet. Faktet provojnë atë që ju kam thënë unë ju. E patë që u nis në një udhëtim pa njoftim, siç u nis u kthye, siç niset do të kthehet. Asgjë e tij përveç pengut të mjerë nuk qëndron.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll