Politike

VD-PD padit Veliajn për inceneratorët: Miratoi projektin 91 mln euro pa Këshillin Bashkiak

28 Shkurt 2022, 12:49 Nga DOSJA
VD-PD padit Veliajn për inceneratorët: Miratoi projektin 91 mln euro

TIRANË– Partia Demokratike ka depozituar një padi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kundrejt kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ishte Jorida Tabaku, ajo që drejtoi Komisionin Hetimor për Incenëeratorët, e cila bëri me dije se PD do të dorëzojë dosjen në SPAK me fakte që sipas tyre demonstrojnë se kryeministri Edi Rama e kryebashkiaku Veliaj u vodhën shqiptarëve 430 milionë euro. Veliaj, sipas Tabakut, ka miratuar një projekt në kostot e buxhetit të bashkisë Tiranë 91 mln euro pa mbledhur Këshillin Bashkiak.


“Komisioni i Inceneratorëve ka vërtetuar atë që PD ka thënë që në krye të herës gjatë kësaj kohe, qeveria ‘Rama” i vodhi shqiptarëve 430 mln euro. Unë jam këtu për t’ju informuar që sot menjëherë pas kësaj konference PD do të dorëzojë fakte shtesë në organin e akuzës, në SPAK p[ër sa i përket Erioni Veliaj. Do të fillojmë sot me Erion Veliaj i cili ishte personi qe gjatë dëshmisë së tij në komisionit hetimor u kap në dëshmi të rreme. Cilat janë faktet e reja?! Erion Veliaj ka qenë i informuar në projektin e inceneratorit të Tiranës që në Datë 28.06.2016 ku në përgjigje të kërkesës së koapmnsië që fiton kocneisonin ai informohet për një studim ku pjesa takuese e Bashkisë Tiranë, në kosto është 91 mln euro. Në 5 shtator të 2016 ngrihet komisioni për dhënien me koncesion të inceenratorti të Tiranës, ku Bashkia e Tiranës ka dy përfaqësues të saj, z. Taulant Tusha dhe z.Namik Simixhi. Në kundërshtim me ligjin për pushtetin vendor, Erion Veliaj kthen një përgjigje që unë e kam këtu, në emër të Bashkisë Tiranë, me kostot e buxhetit 91 mln euro. Por njëkohësisht ne emër të Qarkut Tiranë, pa dërguar kërkesën e ministrisë së Mjedisit dhe projektin në Këshilit Bashkiak Tranë. Pra ka miratuar një projekt në kostot e buxhetit të bashkisë Tiranë 91 mln euro pa mbledhur Këshillin Bashkiak,”- tha Tabaku ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jorida tabaku jorida tabaku

Sondazh

Poll