Aktualitet

VD-PS kallëzon në SPAK Jorida Tabakun! Felaj: Shkele ligjin, takove Krajën pa u mandatuar

21 Shkurt 2022, 09:47 Nga DOSJA
VD-PS kallëzon në SPAK Jorida Tabakun! Felaj: Shkele ligjin, takove

TIRANË– Partia Socialiste do të kallëzojë në SPAK, nënkryetaren e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun. Shkak është bërë vizita e orëve të para të mëngjesit e Tabakut në ambientet e SPAK, e cila u takua me Arben Krajën. Kallëzimi u bë i ditur nga nënkryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Ermonela Felaj. Sipas Felajt, veprimi i Tabakut ishte nesh ligjit, e duke shtuar se ajo nuk është e mandatuar nga komisioni për të shkuar pranë SPAK.


‘Ju keni shkuar pranë SPAK si kryetare e këtij komisioni, pa qenë e mandatuar nga ky komision. Ndaj, veprimi juaj është në kundërshtim të hapur me ligjin, që ju detyrojnë juve të mos ndërmerrni asnjë tagër që nuk ua jep ky komision. Për këtë arsye, ne anëtarët e mazhorancës në këtë komision kemi vendosur të drejtojmë një kallëzim penal në SPAK për Jorida Tabakun, për dy vepra penale, për ushtrimin e ndikimin e paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë veprime publike, dhe shpërdorim detyre.Veprimi është kryer me dashje direkte, rezulton se ka nxitur SPAK, duke i dhënë mbështetje për dokumenta të tjera. Ndërhyrja në këtë mënyrë kompromenton rëndë ligjin, prokurorët janë të pavarur në ushtrimin e deturës së tyre. Çdo veprim i tyre është i përgjueshëm, ndërkohë që zonja Tabaku shkon dhe e takon, e madje i thotë publikut se kanë marrë mbështetje nga SPAK.’- tha Felaj.

Kryetarja e Komisionit Hetimor Jorida Tabaku u paraqit që në orët e para të mëngjesit në ambientet e SPAK për tu takuar me Arben Krajën. Vetë Tabaku deklaroi para mediave se takimin, e kërkoi vetë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore ermonela felaj jorida tabaku komisioni hetimor per inceneratoret tabaku paditet ne spak ermonela felaj jorida tabaku komisioni hetimor per inceneratoret tabaku paditet ne spak

Sondazh

Poll