Aktualitet

NGJARJA/ Donin të luanin me top brenda Kalasë në Lezhë, 4 të miturit shkulën gurët antikë

21 Shkurt 2022, 09:12 Nga DOSJA
NGJARJA/ Donin të luanin me top brenda Kalasë në Lezhë, 4

LEZHË– Zbardhet ngjarja e dy ditëve më parë. 4 të mitur dyshohet se janë autorët e dhunimit të Kalasë së Lezhës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ata shkuan për të luajtur me top në oborrin e kalasë siç bënin zakonisht roja i biletarisë nuk i ka lejuar që të hyjnë pa prerë fillimisht biletat. Të miturit nga mosha 13 deri në 15 vjeç, që tashmë janë të ndaluar nga policia, dëmtuan biletarinë duke shtyrë gurë edhe nga muret e kalasë. Pasi u morën në pyetje ata u lanë të lirë dhe tashmë janë nën trajtimin e psikologut. Ded Margjoni, specialist i Monumenteve të Kulturës tha dje se dëmi ishte i konsiderueshëm.

 “Është një dëm i madh që konsiston si në prishjen e mureve të kalasë, por dhe dëmtimin e pronës publike. Dhunimi i tmerrshëm ndaj kalasë nuk kam fjalë ta përshkruaj. Nuk e gjej dot burimin e kësaj urrejtje për të shkatërruar dhe prishur kalanë. Ne e konstatuam dhunimin sot kur pamë një metër kub material të hedhur nga lartësitë mbi zyrën e informacionit, e cila është me konstrukt prej druri. Siç e shikoni është shkatërruar thuajse plotësisht përfshië dhe dokumentacionin që kemi pasur brenda. Kemi njoftuar Policinë dhe kanë ardhur e kryer veprimet, duke administruar një sërë provash të gjetura. Shpresojmë që kjo ngjarje të zbardhet sa më parë dhe autoret të vihen para drejtësisë. Raste të tilla kemi pasur edhe më parë, por jo në përmasa të kësaj natyre. Herët e tjera janë vjedhur ndriçuesit e kabullit, si dhe janë dëmtuar stolat. Për fat të keq, kalaja nuk ka roje natën e po ashtu as kamera sigurie dhe është në errësirë të plotë”,tha ai.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet demtohet kalaja e lezhes kalaja e lezhes lezhe tre te ndaluar ne lezhe demtohet kalaja e lezhes kalaja e lezhes lezhe tre te ndaluar ne lezhe

Sondazh

Poll