Aktualitet

“Më mirë ushtar në Ukrainë se me qira”, banori “shpërthen” në zyrat e ARRSH

21 Shkurt 2022, 09:33 Nga DOSJA
“Më mirë ushtar në Ukrainë se me qira”, banori

TIRANË– Një prej banorëve i cili preket nga projekti i Unazës së Madhe, kërkoi nga punonjësit e ARRSH që të regjistrohet më mirë si ushtar në Ukrainë, se sa të dalë nga banesa e tij dhe të shkojë të jetojë me qira. Me tone të larta, ai kërkoi të dijë se kush fshihet pas këtij krimi, duke përmendur emrin e kryedemokratit Lulzim Basha dhe të kryeministrit Edi Rama.

Banori: Çfarë përfaqëson ky krim, kush fshihet pas tij? Duam të dimë kush fshihet pas këtij krimi? Të shkojë aksi në vend, të shpëtojnë njerëzit. Na thonë se do shkojmë në shtëpi me qira, po dilni në gjithë Tiranën, po gjetët shtëpi me qira. Më mirë na regjistroni si ushtarë për atje në Ukrainë, dhe e mbyllim këtë.

Punonjësi i ARRSH: Asnjë objekt nuk do të cenohet, deri në momentin e përfundimit të trajtimit të çdo pronari pasurie. Kjo është e sigurt, sepse nuk ka ndodhur në asnjë projekt. Nëse ka një banor, se është cenuar, ka gjithë të drejtën ligjore të vijë të ankohet. Ne si subjekt që ndjekim punën në terren, marrim masa ndaj kontraktorëve, por nuk besoj ta bëjë ndonjë kontraktor këtë. Deri në momentin e trajtimit sipas ligjit të pronarëve, nuk ka për t’u cenuar askush, sepse do merren të gjitha masat për t’u trajtuar të gjithë. Unë kam për detyrë t’iu sqaroj për ligjin e shpronësimit, për të tjerat bëni një kërkesë me shkrim. Unë kaq e kam përgjegjësinë time. Unë jam sektori për shpronësime, mirupafshim.

 

 

Banori: Ne morëm një përgjigje pa përgjigje. Kemi informacion se këtë javë pritet të dalë një VKM për të dhënë një përgjigje se si do të trajtohen banesat. Ka devijim në projekt dhe më e turpshmja është se ministrja thotë se nuk ka devijim. Do kemi hapa ekstrem, por demokratik, nëse nuk merren parasysh kërkesat tona. Mund të ngrihemi në grevë urie, ndoshta dhe në protestë për vendimet e paligjshme që po merren ndaj nesh. Banesa sociale askush s’do të pranojë.

LAJMI KRYESOR: Duan informacion! Banorët e Laprakës, Babrrusë dhe Paskuqanit shkojnë te zyrat e ARRSH

(a.b;f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e banoreve 21 shkurt 2022 protesta e banoreve 21 shkurt 2022

Sondazh

Poll