Aktualitet

Na presin temperatura minus! MOTI për javën që vjen, meterologu: Rikthehet dëbora

21 Shkurt 2022, 09:23 Nga DOSJA
Na presin temperatura minus! MOTI për javën që vjen, meterologu:

TIRANË– Javën që vjen temperaturat do të zbresin nën minus. Moti në territorin shqiptar do të jetë sërish në në muajin dhjetor dhe janar, ndaj duhet të merrni masa. Meteorologu Hakil Osmani u shpreh për ‘Balkwanweb’ se e gjithë kjo javë do të jetë me vranësira, ndërsa java e ardhshme pritet të sjellë dhe një rënie temperaturash në minus 3-4 gradë. Po ashtu, pritet që javën e ardhshme në zonat malore të rikthehen reshjet e dëborës.

“Orët në vijim mbeten në mbizotërimin e reshjeve të shpeshta. Ndërsa zonat jugore mbeten kryesisht me mot të vranët, por reshjet do të jenë më të pakta. Sa i përket ditës së martë, do të kemi prezencë më të dukshme të reshjeve, edhe në formën e rrebesheve, ndërsa në zonat malore do të kemi rishfaqje të dëborës. Nga e mërkura do të kemi kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Do të vijojë ky mot edhe të enjten, të premten e të shtunën, ndërsa e diel pritet të sjellë kthjellime. Javën që vjen pritet të zbresin temperaturat në minus 3-4 gradë, ndërsa nga e enjtja do të ketë rritje të vlerave. Sa i përket ditës së nesërme, priten reshje në sasi të pakta, herë pas here do të ketë rrebeshe, por jo problematike. Në zonat bregdetare do ketë probleme, pasi reshjet do të shoqërohen dhe me mini-stuhi afatshkurtra”, tha meteorologu Osmani.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet hakil osmani meterologu hakil osmani moti parashikimi i motit hakil osmani meterologu hakil osmani moti parashikimi i motit

Sondazh

Poll