Aktualitet

E dënuar me 3 vite burg, KPA shtyn seancën për Enkeleida Hoxhën

21 Shkurt 2022, 09:17 Nga DOSJA
E dënuar me 3 vite burg, KPA shtyn seancën për Enkeleida

TIRANË – Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shtyrë seancën për gjyqtaren Enkeleida Hoxha, e cila ishte planifikuar të mbahej ditën e sotme. Shkak i këtij vendimi është bërë mungesa e avokatit të saj Ardian Visha, i cili ka axhendë të ngjeshur për sot.

Javën e kaluar, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me 3 vite burg gjyqtaren e Krujës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ajo do të kryejë 2 vite dënim në burg.

Enkeleida Hoxha u arrestua më 11 shkurt 2021, me urdhër të SPAK (Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit). GJKKO e shpalli fajtore pasi ka përfituar ryshfete duke reduktuar dënimet ose duke liruar persona të rrezikshëm që kanë kryer vepra të rënda penale. Me vendimin e saj u liruan Genc Tafili, Ilir Paja, etj.

Ajo u arrestua me urdhër të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion në 11 shkurt 2021.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet enkeleida hoxha kpa enkeleida hoxha kpa

Sondazh

Poll