Aktualitet

FOTOT/ “Një kafe 80 lekë, një litër qumësht 40 lekë”, fermerët e Përmetit protestojnë

21 Shkurt 2022, 09:21 Nga DOSJA
FOTOT/ “Një kafe 80 lekë, një litër qumësht 40

PERMET– Dhjetra fermerë të qarkut të Përmetit kanë protestuar paraditen e të hënës përpara bashkisë ku kanë ngritur zërin për situatën e vështirë që hasin çdo ditë në punën e tyre dhe për mungesën e ndihmës nga shteti. Me pankarta në duar ku shkruhej “Një kafe 80 lekë, një litër qumësht 40 lekë, “Ulni çmimin e naftës”, “na e hoqët përsheshin e qumështit”, ata kërkojnë një skemë subvencionimi të drejtë, pasi sipas tyre skema që është vendosur aktualisht nga Ministria e Bujqësisë i lë pa asnjë ndihmë.

Sipas fermerëve, shteti nuk ka gati asnjë paketë për dalje nga kriza ndërkohë që çmimi i drithit për blegtorinë dhe ai i naftës po i detyron që të braktisin punët e tyre. “Do vijë një kohë që shumë shpejt konsumatorët nuk do të mund të gjejnë mishin e qengjit e do detyrohen ta blejnë në vendet e rajonit. Subvencioni në Shqipëri është minimumi i vendeve të tjera”.-thanë ata.

Përgjatë ditëve të fundit, protesta nga fermerët ka patur edhe në Lushnje, Fier dhe Berat. Ata janë ankuar për mungesës së fiskalizimit të sektorit të bujqësisë, ku produktet në sera merren me një çmim shumë të ulët, dhe në Tiranë apo në qytete të tjera të vendit shiten disafish më shtrenjtë. Ata kërkojnë një skemë të barabartë subvencionimi, ulje të çmimit naftës dhe të inputeve bujqësore.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e fermereve protesta e fermereve

Sondazh

Poll