Aktualitet

VIDEO/ Po trafikonte 3 mina me telekomandë, në pranga Ilir Burbuqi në Korçë, dyshohet se…

21 Shkurt 2022, 10:32 Nga DOSJA
VIDEO/ Po trafikonte 3 mina me telekomandë, në pranga Ilir Burbuqi

KORCE- Ilir Burbuqi është arrestuar në Korçë pasi i janë gjetur 3 mina me telekomandë të cilat dyshohet se ishin gati për tu shitur dhe për tu përdorur më pas në ngjarje të mundshme kriminale. Policia e Shtetit njofton se operacioni “Remote” është finalizuar me sukses dhe se njësia Shqiponjat ka arrestuar Burbuqin në vendin e njohur si “Qafë Plloç”. Hetimi vazhdon për të zbuluar porositësit e mundshëm të minave.

NJOFTIMI I PLOTE:

DVP Korçë Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së minave me telekomandë, duke parandaluar ngjarje të mundshme kriminale. Finalizohet operacioni policor i koduar “Remote”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë. Sekuestrohen 3 mina me telekomandë. Vihet në pranga 1 shtetas. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Remote”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. B., banues në Korçë. Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas do të tentonte të shiste mina me telekomandë, u organizuan shërbimet, u bë i mundur lokalizimi i personit dhe kapja e tij në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë vendit të quajtur Qafë-Plloçë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga forcat e policisë shtetasit I. B., iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 mina me telekomandë. Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ilir burbuqi ilir burbuqi mina ne korce arrestohet ilir burbuqi ilir burbuqi mina ne korce

Sondazh

Poll