Aktualitet

Pa patentë dhe në gjendje të dehur, policia ndalon 7 ‘shkelësit e ligjit’ në Tiranë

21 Shkurt 2022, 09:46 Nga DOSJA
Pa patentë dhe në gjendje të dehur, policia ndalon 7

TIRANE- Policia e Shtetit ka ndaluar 7 persona pasi janë kapur në flagrancë duke shkelur ligjin. Në një deklaratë për mediat, PSH bën me dije se mes të arrestuarve është edhe një person që është kapur me patentë false dhe një tjetër që ishte shpallur në kërkim për mosbindje ndaj punonjësit të Policisë së Shtetit.

NJOFTIMI I PLOTE:

Tiranë Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. T., 32 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin, me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– R. S., 53 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi;

– A. Ç., 45 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– E. R., 29 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi. Gjatë verifikimeve të kryera nga punonjësit e Policisë rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– R. M., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi;

– D. M., 27 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ka aksidentuar shtetaset L. D., 55 vjeçe, dhe D. D., 7 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– D. K., 44 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar mjetin e saj, në gjendje të dehur.
—-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, për 7 shtetas të mitur, dhe po punojnë për kapjen e 5 bashkëmoshatarëve të tyre, pasi për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me grushte dhe mjete të forta. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane policia e shtetit arrestime ne tirane policia e shtetit

Sondazh

Poll