Aktualitet

Nesër nisin shembjet/ Banori i Laprakës: Pas VKM-së do shpallim aksionin tonë

21 Shkurt 2022, 09:40 Nga DOSJA
Nesër nisin shembjet/ Banori i Laprakës: Pas VKM-së do shpallim

TIRANE- Banorët e tri lagjeve, Paskuqan, Laprakë dhe Babrru që preken drejtpërdrejt nga projekti i Unazës, kanë shkuar në zyrat e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe kërkojnë që të ndalojë shembja e banesae të tyre. Një prej banorëve tha se pas zbardhjes së VKM-së nga qeveria do të merret edhe vendimi i radhës.

Banori: Siç e dimë nga përgigjia e ARRSH janë 150 banesa që preken nga ndërtimi. 550 të tjera që do e çojnë 700 numrin e banesave që shemben, ende nuk ka asnjë përgjigje. Puna në terren ka filluar, janë kompani të ndryshme që kanë shkuar të banesat, afatin mund ta cojnë dhe në 40 ditë. Ka informacione se këtë javë do të dalë një VKM për atë që do të ndodhë me banesat tona.

Patjetër që ka një devijim të Unazës. Besoj nga mesi i javës do të zbardhet edhe VKM, në bazë të asaj VKM do të vendosim se çfarë do të bëjmë, më pas do të vendosim se cfarë do të bëjmë. Nënkupton edhe ridikalizim, ndoshta edhe protestë poshtë banesave të politikanëve që po marrin këto vendime për ne. Protestat kanë nisur që me 4 shtator, ende nuk kemi marrë asnjë informacion. Sot mësuam se do të pajisen vetëm banesat që janë me letra dhe të legalizuara. Banesa sociale askush nuk do të pranojë.

LAJMI KRYESOR: Duan informacion! Banorët e Laprakës, Babrrusë dhe Paskuqanit shkojnë te zyrat e ARRSH

(a.b;f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e banoreve 21 shkurt 2022 protesta e banoreve 21 shkurt 2022

Sondazh

Poll