Aktualitet

Nga Rama te Agaçi, Veliaj e Balluku, kush janë ‘kokat’ që do dëshmojnë për inceneratorët

21 Shkurt 2022, 10:01 Nga DOSJA
Nga Rama te Agaçi, Veliaj e Balluku, kush janë ‘kokat’

TIRANË– Komisioni parlamentar për hetimin e koncesioneve të inceneratorëve do të zhvillojë marrjet e fundit në pyetje. Afati është deri më tani më 25 shkurt, ndërsa numri i personave të rëndësishëm që duhet të merren në pyetje është i madh. Gjatë ditës së sotme është thirrur për të dëshmuar administratorja e Inceneratorit të Tiranës, Ariola Kodra. Kjo e fundit, ende nuk dihet nëse do të marrë pjesë sot, pasi në tre thirrje që i ka bërë Komisioni Hetimor, nuk është paraqitur asnjëherë. Ndërsa është paralajmëruar që mund të merret forcërisht me ndihmën e Policisë së Shtetit për të dëshmuar. Ndërkohë që përveç saj, do të merren në pyetje dy ministra të qeverisë së kryeministrit Edi Rama; Belinda Balluku e Arben Ahmetaj dhe dy kryebashkiake, ajo e Durrësit e ai i Fieri; Emiriano Sako dhe Armando Subashi. Po ashtu, pritet thirrja edhe e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Edhe nesër pritet të ketë “personazhe të fortë” për t’u ç’koduar nga deputetët. Mes tyre, për herë të parë para Komisionit do të dalë sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, e po ashtu nesër ose pasnesër do të marrë pjesë edhe vetë kryeministri Edi Rama, ndërsa pritet edhe të dëshmojë edhe deputeti socialist Alqi Bllako. Gjithashtu është thirrur në Komision edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Nga ky i fundit kërkohet që të sigurohen të dhënat e sistemit “TIMS”, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha dje e akuzoi se kryeministri Edi Rama e detyron që të mos jap informacionet që e ka për detyrë t’i sigurojë Komisionit Hetimor. Megjithatë surprizat duket se nuk do të përfundojnë këtu gjatë kësaj jave…

Partia Demokratike pretendon se anëtarja e Komisionit Hetimor nga ana e PS-së, Ermonela Valikaj Felaj është në konflikt interesi pasi ka të përfshirë edhe bashkëshortin e saj, por për demokratët janë të përfshirë edhe 2 të tjerë. Edhe këta anëtarë të Komisionit nga ana e Partisë Socialiste, por nuk dihet se për kë bëhet fjalë.

Mes PS dhe PD ka ndasi të mëdha në mënyrën se si i shohin dy palët këto koncesione. Për PD është një skemë e mirëfilltë korrupsioni me kosto 430 mln euro për xhepat e shqiptarëve, ndërsa për PS janë investime strategjike në shërbim të mjedisit dhe komuniteteve, por që kanë problematika “normale” sa i takon korrupsionit për të cilat po heton SPAK. Po ashtu të njëjtën linjë logjike përdor edhe kryeministri Edi Rama. Por diferenca është që ky i fundit pretendon se përgjegjësia është personale për ata që “MUND” të jenë përfshirë në korrupsion.

Inceneratorët janë bërë objekt i hetimit parlamentar pas akuzave të opozitës se dhënia e koncesionit për ndërtimin e tyre është bërë kundër ligjeve, duke e cilësuar si “megaaferë”. Nga ana tjetër, SPAK ka vënë në pranga ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka për korrupsion e shpërdorim detyre dhe ka shpallur në kërkim dy administratorët e kompanisë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama engjell agaci komisioni hetimor per inceneratoret edi rama engjell agaci komisioni hetimor per inceneratoret

Sondazh

Poll