Aktualitet

“Il Padrino”-një sukses global mes Sofokliut, Shekspirit dhe mafies

21 Shkurt 2022, 09:31 Nga DOSJA
“Il Padrino”-një sukses global mes Sofokliut, Shekspirit dhe

Tragjedi, melodramë, filma gangsterësh dhe një analizë antropologjike e lidhjeve familjare dhe se si ato ndikojnë në fatin e individëve: “Kumbari” i Francis Ford Coppola është një magji që ende 50 vjet më vonë “kap” spektatorin. E pamundur, si gjithmonë, për të identifikuar recetën e suksesit (Instituti Amerikan i Filmit e vendosi atë në vendin e dytë në renditjen e 100 filmave më të mirë të të gjitha kohërave, pas legjendarit Fourth Estate nga Orson Welles).

Mario Puzo ishte autori i bestsellerit por, kundër vullnetit të agjentit të tij, i shiti të drejtat tek Coppola për 80 mijë dollarë sepse ishte i mbytur në borxhe kumari. Ndërkohë që edhe “Paramount” – që edhe vetë ishte në krizë ato kohë – nuk donte të xhironte një gjë të tillë, donte diçka më komerciale që t’i jepte sa më shumë fitim. Marlon Brando nuk shiste më por ai u imponua nga vetë Coppola; Al Pacino ishte një zgjedhje e tretë sepse konsiderohej gjysmë i panjohur (ai kishte luajtur vetëm Panico); Cosa Nostra u përpoq të kthehej në kryefjalë të filmit, ndërsa fjala “mafia” nuk u shqiptua kurrë.

Filmi mori 10 nominime dhe 3 Oscar! Brando fitoi Oscarin po as që u duk në ceremoni, duke dërguar në amerikan vendas (indogjen) për ta marrë statujën. Sacheen Littlefeather, i cili lexoi një deklaratë nga aktori kundër keqtrajtimit të indianëve amerikanë në industrinë e filmit.

Me të gjithë polemikat, “Il Padrino” është filmi më i mirë i të gjitha kohërave! Perlë që vështirë se përsëritet…!

Përshtatur nga Ansa.it

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kulture kumbari marlon brando kumbari marlon brando

Sondazh

Poll