Aktualitet

Vrau me thikë gruan e tij në Fier, del fotoja e Petrit Mamajt

9 Shkurt 2022, 11:24 Nga DOSJA
Vrau me thikë gruan e tij në Fier, del fotoja e Petrit Mamajt

FIER – Kjo është fotoja e Petrit Mamajt, 56-vjeçarit i cili vrau me thikë bashkëshorten e tij Valentina Mamaj duke goditur 6 herë me thikë në zemër. Ai pritet të dalë së shpejti para Gjykatës së Fierit pë të mësuar masën paraprake.

Autori i krimit makabër vrau mëngjesin e djeshëm gruan e tij. Më pas, ai njoftoi vëllain e tij, punonjës policie duke i treguar se 50-vjeçarja kishte vrarë veten me thikë dhe se kishte gjetur kufomën pasi ishte kthyer nga një shëtitje. Forcat e rendit dyshuan për rrëfimin e tij dhe pas hetimeve dhe informacioneve të grumbulluara në orët në vijim të ditës së djeshme gjetën se Petrit Mamaj ishte vrasësi i vërtetë i së ndjerës. Pas krimit, ai kishte shkuar në një lokal.

I ndodhur i arrestuar para efektivëve, Petrit Mamaj pranoi se e vrau gruan e tij për arsye xhelozie. Njëri prej të afërmve të viktimës deklaroi sot për mediat se burri i saj vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ushtronte dhunë ndaj saj.

LAJMI KRYESOR: Vrau gruan/ Petrit Mamaj në burg: Valentina bëri gjilpërë për të më vrarë

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan ne fier petrit mamaj valdete mamaj burri vret gruan ne fier petrit mamaj valdete mamaj

Sondazh

Poll