Aktualitet

Rrëfehet vrasësi i gruas së tij në Fier: Më bëri gjilpërë, donte të më vriste

9 Shkurt 2022, 14:59 Nga DOSJA
Rrëfehet vrasësi i gruas së tij në Fier: Më bëri

FIER – Petrit Mamaj, autori  vrasjes së gruaj së tij dje në fshatin Sheqi i Madh të Fierit hodhi të tjera akuza ndaj viktimës. Pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit caktoi masën “arrest me burg” për 56-vjeçarin, avokati i tij tregoi për mediat se Petrit Mamaj tregoi se Valentina, bashkëshortja e tij i kishte bërë gjilpërë kur ai ndodhej në gjumë. Më tej, vrasësi pretendon se gruaja e tij e kishte bërë këtë gjë për ta vrarë.  Në vazhdim të prononcimit, avokati i Petrit Mamajt shtoi se klieti i tij është i paekuilibruar.

“Tani mbaroi masa e sigurimit për të ndalurin Petrit Mamaj. Reagimi i tij në sallën e gjykimit, ishte i tronditur, por e pranoi krimin që kishte kryer. Përshkroi krimin që ndodhi në orën 06:00. Ishin acaruar  situata. Ai pretendonte se bashkëshortja me një njeriun e vetë i kishin bërë një gjilpërë në gjumë. Këtë motiv e sqaroi edhe vetë në seancë. Kërkesa e prokurorit ishte e ligjshme. Ky krim ka indinjuar të gjitha familjen. Ai është dhe fqinji im. Kanë pasur divergjenca gjatë një periudhe të caktuar, por jo në këto përmasa. Ishte i paekuilibruar. Me të nuk flitej dhe as dëgjohej. Ai ishte i përgjegjshëme. E kishte gjetur në gjumë, pasi flinin të ndarë gjatë kësaj kohe. Ai kishte shkuar rreth orës 6 në mëngjes dhe i kishte thënë se’ ‘pse ma keni bërë gjilpërën”. Gjatë kësaj kohe kishte marrë dhe thikën dhe e kishte goditur dhe e kishte lënë të vrarë. Më pas iku te një lokal dhe hëngri mëngjes dhe më pas kishte shkuar te i vëllai dhe i kishte thënë; ka vrarë veten. Pasi kishin bërë ekzaminim mjeku ligjor, ai kishte pohuar se kishte kryer vrasjen, për motivet që sqarova”, bëri me dije avokati i Petrit Mamajt.

LAJMI KRYESOR: E vrau burri,50-vjeçarja varroset në fshatin e prindërve! Familjarët:Kishte probleme

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan ne fier petrit mamaj valentina mamaj burri vret gruan ne fier petrit mamaj valentina mamaj

Sondazh

Poll