Aktualitet

Vrau gruan e tij në Fier me thikë, në trupin e Petrit Mamajt u gjetën gërvishtje

9 Shkurt 2022, 12:03 Nga DOSJA
Vrau gruan e tij në Fier me thikë, në trupin e Petrit Mamajt u

FIER – Disa gërvishtje në trupin e Petrit Mamajt forcuan bindjen e grupit hetimor se 56-vjeçari është autori i vërtetë i vrasjes së gruas së tij Valentina Mamaj dje në fshatin Sheqi i Madh në Fier. Ai kishte raportuar fillimisht te policia e Fierit (vëllai i tij punonjës policie) se e kishte gjetur bashkëshorten 50-vjeçare të vetëvrarë me thikë pasi ishte kthyer nga një shëtitje.

Për të mos krijuar dyshime te fqinjët dhe banorët e fshatit, Petrit Mamaj shkoi te një lokal i lagjes për të ngrënë. Pasi u arrestua, ai pranoi se e vrau bashkëshorten e tij për arsye xhelozie.

Çfarë ka ndodhur?
E ndjera do të varroset sot në vendlindjen e prindërve të saj në Levan, ndërsa shtëpia e çiftit Mamaj është mbyllur. Dy fëmijët e familjes janë kthyer nga Gjermania për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të nënës së tyre. 50-vjeçarja Valentina Mamaj u godit 6 herë më thikë në trup dhe zemër nga bashkëshorti i saj. Pas ngjarjes, ai telefonoi vëllanë e tij duke thënë se gruaja e tij kishte vrarë veten me thikë. Ai tha fillimisht para forcave të rendit se kishte dalë për xhiro në mëngjes dhe më pas e gjeti në banesë gruan të vdekur. Efektivët e rendit nuk u bindën nga rrëfimi i Petrit Mamajt. Hetimet e thelluara treguan se ai kishte qëlluar gruan me thikë në zemër dhe më pas shkoi në lokal. Para provave të pakundërshtueshme, 56-vjeçari tha se e vrau gruan e tij për arsye xhelozie. Ngjarja tronditëse ndodhi pasi djali i familjes u nis për në Gjermani.

LAJMI KRYESOR: E vrau burri,50-vjeçarja varroset në fshatin e prindërve! Familjarët:Kishte probleme

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan ne fier petrit mamaj valentina mamaj burri vret gruan ne fier petrit mamaj valentina mamaj

Sondazh

Poll