Aktualitet

Vrau gruan/ Petrit Mamaj në burg: Valentina bëri gjilpërë për të më vrarë

9 Shkurt 2022, 12:20 Nga DOSJA
Vrau gruan/ Petrit Mamaj në burg: Valentina bëri gjilpërë

FIER – Valentina Mamaj, 50-vjeçarja që u vra dje barbarisht me thikë nga bashkëshorti i saj, Petrit Mamaj është përcjellë për në banesën e fundit. Trupi i saj do të prehet në fshatin e Levanit, pranë familjarëve të saj. Ndërsa banesës së çiftit Mamaj në fshatin Sheqi i Madh i është vënë kyçi. Ndërkohë që dy fëmijët e Petrit dhe Valentina Mamajt janë kthyer nga Gjermania për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës së tyre.

Një ditë pas ngjarjes tronditëse, fqinjët e Petrit dhe Valentina Mamajt treguan për mediat se të dy njiheshin si persona të qetë dhe jo konfliktualë, madje shtuan se nuk kishin dëgjuar asnjë debat nga të dy. Por, njëri prej të afërmve të viktimës tha një detaj që tregoi për një vrasja të paralajmëruar. Në rrëfimin e tij për mediat që ndoqën nga afër zhvillimet sot, ai bëri me dije se Petrit Mamaj vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe se e dhunonte vazhdimisht gruan e tij.

Edhe pse kushërinjtë i kishin kërkuar shpeshherë që të divorcohej nga bashkëshorti, sipas tij Valentina kishte refuzuar për hir të dy fëmijëve. Edhe pse asnjë prej tyre nuk ndodhej në Shqipëri. Madje i afërmi pretendon se 56-vjeçari kishte ushtruar dhunë ndaj saj, por ajo nuk e kishte raportuar kurrë në Polici.

Ngjarja e ndodhur ditën e djeshme u zbulua nga Policia vetëm pasdite, pasi fillimisht e gjitha u raportua nga Policia si vetëvrasje. Më pas u zbulua se personi që kishte raportuar në policinë e Fierit ishte bashkëshorti i saj Petrit Mamaj. 56-vjeçari tregoi se e kishte gjetur gruan të pajetë në shtëpinë e tyre pasi ishte kthyer nga një shëtitje. Por, duke parë 6 plagët në trupin e së ndjerës, u hodh poshtë pista e vetëvrasjes. Gjithashtu “dëshmi” e krimit ishin edhe disa gërvishtje në trupin e 56-vjeçarit të shkaktuara nga viktima gjatë sulmit. I zënë ngushtë, Petrit Mamaj pranoi krimin duke pretenduar se e kishte masakruar të shoqen për xhelozi pasi dyshonte se e tradhëtonte.

Pasditen e sotme, Gjykata e Fierit caktoi masën “arrest me burg” për Petrit Mamajn. Ndryshe nga dje ku tha se e vrau për arsye xhelozie bashkëshorten 50-vjeçare, vrasësi i Valentina Mamajt tha se viktima i kishte bërë gjilpërë gjatë kohës kur flinte gjumë për ta vrarë së bashku me një njeriun e afërt të saj.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Rrëfehet vrasësi i gruas së tij në Fier: Më bëri gjilpërë, donte të më vriste

Vrau barbarisht gruan e tij me thikë, Gjykata e Fierit lë në burg Petrit Mamajn

 

Vrau gruan e tij në Fier me thikë, në trupin e Petrit Mamajt u gjetën gërvishtje

Vrau me thikë gruan e tij në Fier, del fotoja e Petrit Mamajt

“Petriti me të meta mendore”,flet i afërmi i Valdete Mamajt: Ajo nuk donte të ndahej

Bashkëshorti vrau gruan me thikë,viktima varroset në Levan, mbyllet shtëpia e çiftit

“Ishin njerëz të mirë dhe jo të konflikteve”,fqinjët e çiftit Mamaj:Na dhemb shpirti

 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan ne fier petrit mamaj valentina mamaj burri vret gruan ne fier petrit mamaj valentina mamaj

Sondazh

Poll