Aktualitet

Tragjike në Durrës/ ‘Xhiro e fundit’, përplasen nga makina, humbin jetën 2 minorenë

9 Shkurt 2022, 06:37 Nga DOSJA
Tragjike në Durrës/ ‘Xhiro e fundit’, përplasen nga

DURRËS– Dy vëllezër, 13 dhe 15 vjeç, kanë ndërruar jetë tragjikisht në Durrës. Shkak është bërë aksidenti i ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:55, në lagjen 14 të qytetit. Fëmijët e moshës 10 deri 15-vjeçare kishin dalë nga banesat e tyre para mesnatës bashkë me babanë e tyre, Sokolin, 50 vjeç, për të mbledhur bidonë plastikë e kanaçe.

Sokoli kishte improvizuar një kosh para motorit, për të mbajtur sendet e mbledhura, të cilat më pas i shisnin për të mbijetuar. Kështu po vepronin edhe dje. Në timon ishte Sokoli, ndërsa dy fëmijet e tij i kishte vendosur pas të atit. Por kur ndodheshin vetëm një kilometër larg nga banesat e tyre, i ati është futur në kryqëzim, ku po drejtohej edhe 23-vjeçari Xhoni Muço, i cili e ka marrë para familjen me mjetin e tij.

Për pasojë, dy të miturit që udhëtonin mbi koshin e improvizuar kanë prëfunduar disa dhjetra metra larg. Njëri prej të miturve ndërroi jetë në vend, ndërsa tjetri u dërgua me urgjencë në spitalin e Durrësit, por pavarësisht se 13-vjeçari qëndroi gjithë natën, nuk ia doli të mbijetonte. I mituri ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. 

Ndërkohë që aksidenti ka shkaktuar dy viktima, nuk dihet ende nëse ka ndonjë masë të marrë nga ana e Policisë lidhur me drejtuesin e mjetit, pasi nuk ka asnjë njoftim zyrtar duke lënë shumë pyetje pa përgjigje. Gjithashtu e paqartë është edhe gjendja shëndetësore e babait të dy të miturëve që ndërruan jetë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

EMRI/ I dehur, 23-vjeçari përplasi me makinë dy vëllezërit në Durrës (DETAJET)

E RËNDË/ Aksidenti në Durrës! Pas shokut, ndërron jetë edhe 13-vjeçari

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në durrës durres aksident në durrës durres

Sondazh

Poll