Aktualitet

VD-Kreu i Autoritetit të Konkurencës, Biba: Ne nuk kemi mision kontrollin e çmimeve

9 Shkurt 2022, 11:36 Nga DOSJA
VD-Kreu i Autoritetit të Konkurencës, Biba: Ne nuk kemi mision

TIRANË– Kryetari i Autoritetit të Konkurencës, Denar Biba deklaroi ditën e sotme se misioni i institucionit që drejton nuk është kontrolli dhe rregullimi i çmimeve. Gjatë komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Biba tha se institucioni nuk është ngritur për këtë mision nga legjislacioni shqiptar. Ndër të tjera, duke folur për rritjen e çmimit të naftës dhe të produkteve ushqimore, Biba shtoi se ka një perceptim negativ të qytetarëve shqiptarë.

‘Çmimi si indikator është shumë i rëndësishëm, mund të jetë për shkak të ndikimit të tregut të jashtëm. Cilësia e produkteve, u tha disa herë, mos na ngarkoni, na jepni aq sa mbajmë, na jepni aq sa ligji ka parashikuar. Na e jepni si kompentecë e më pas na bëni kritika nëse nuk jemi në cilësinë e atyre që jemi caktuar. Perceptimi është…me të drejtë ose pa të drejtë ne vuajmë një lloj percpetimi negativ të qytetatëve dhe babi im më tha cfarë do bësh për çmimin e naftës. Kur im atë pyet përfytyroni dhe qytetarët e tjerë. Çmimi nuk është ai për të cilin është ngritur, kontrolli dhe rregullimi i çmimeve nuk është misioni ligjor për të cilin legjislacioni ka ngritur Autoritetin e Konkurencës’– tha Biba.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet autoriteti i konkurences denar biba komisioni i ekonomise 9 shkurt 2022 autoriteti i konkurences denar biba komisioni i ekonomise 9 shkurt 2022

Sondazh

Poll