Aktualitet

VD/ Makina përfundon në kanal, ka të plagosur në aksidentin e frikshëm në Pogradec

9 Shkurt 2022, 14:58 Nga DOSJA
VD/ Makina përfundon në kanal, ka të plagosur në aksidentin

POGRADEC– Një aksident është regjistruar në afërsi të fshatit Vërdovë në Pogradec. Një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunuar në kanal, ndërsa pasagjerët e shoferi janë transportuar drejt spitalit të Pogradecit, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. 

Mendohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar të drejtuesit të mjetit tip “Volksvagen” i cili për të shmangur goditjen me mjetin tjetër përballë ka përfunduar në një kanal me ujë.

Banorët që jetojnë në të dy anët e unazës janë të shqetësuar për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe barierave kufizuese të shpejtësisë në rrugë. Sipas tyre, në këtë zonë ka pasur gjithmonë aksidente, madje dhe me pasojë vdekje për shkak të mungesës së ndriçimit.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në pogradec pogradec aksident në pogradec pogradec

Sondazh

Poll