Aktualitet

3-vjeçari u mbyt me xhup! Ekspertiza konfirmon versionin e edukatores në Fierit

9 Shkurt 2022, 14:39 Nga DOSJA
3-vjeçari u mbyt me xhup! Ekspertiza konfirmon versionin e edukatores

FIER– 3-vjeçari që ndërroi jetë në një kopsht privat në Fierit, është mbytur me zinxhirin e xhupit. Në këtë përfundim ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore duke konfirmuar versionin e edukatores Redina Binjaku, e cila u arrestua për veprën penale të shkeljes së rregullores në punë.

Në dokumetin e publikuar nga “Shqipëria live”, shkruhej se “në trupin e kufomës, nga këqyrja e jashtme, u konstatua shirit ekimotik strangulimi në qafë, i cili projektohet në pjesën e përparme dhe anësore të qafës dhe me zbehje në të dyja anët e qafës, në nivel të përparmë të muskulit ku projektohet arteria karotide që furnizon trurin me gjak”.

Ngjarja e rëndë u shënua në 7 janar. Fëmija u gjet përmbys nga edukatorja dhe u dërgua në spital pa shenja jete. Familjarët e të miturit kërkuan drejtësi pasi nuk besonin që ishte mbytur aksidentalisht. Kopshti privat “Flatrat e Dijes” në Fier u mbyllur me urdhër të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet flatrat e dijes redina binjaku vdes 3 vjecari ne fier flatrat e dijes redina binjaku vdes 3 vjecari ne fier

Sondazh

Poll