Aktualitet

Vrau barbarisht gruan e tij me thikë, Gjykata e Fierit lë në burg Petrit Mamajn

9 Shkurt 2022, 14:45 Nga DOSJA
Vrau barbarisht gruan e tij me thikë, Gjykata e Fierit lë në burg

FIER-  Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit caktoi masën “arrest me burg” për 56-vjeçarin Petrit Mamaj, i cili vrau dje me thikë gruan e tij Valentina Mamajn, 50 vjeçe. Ky i fundit inskenoi variantin e vetëvrasjes së gruas së tij duke njoftuar vëllain e tij polic se e kishte gjetur Valentinën të vetëvrarë me thikë në banesën e tyre në Sheqin e Madh.

Por, duke parë 6 plagët në trup, efektivët hodhën poshtë versionin e vetëvrasjes. Ata konstatuan më pas gërvishtje në trupin e Petrit Mamajt dhe gjurmë gjaku në duart e tij. Pasi u vendos në pranga, ai pranoi se e vrau Valentinën për arsye xhelozie dhe mendonte se ajo e tradhëtonte.

Njëri prej të afërmve të viktimës tha për mediat se Petriti vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe e dhunonte shpesh gruan e tij. Ajo nuk e kishte kallëzuar asnjëherë në polici dhe nuk pranonte të ndahej prej tij. Ajo u varros sot në fshatin Levan, ku banojnë prindërit e saj.

LAJMI KRYESOR: E vrau burri,50-vjeçarja varroset në fshatin e prindërve! Familjarët:Kishte probleme

petri(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan ne fier petrit mamaj valentina mamaj burri vret gruan ne fier petrit mamaj valentina mamaj

Sondazh

Poll