Aktualitet

Sejko për efektivët: Nuk janë kurrë kur vritet dikush apo përdhunohet një grua

9 Shkurt 2022, 15:01 Nga DOSJA
Sejko për efektivët: Nuk janë kurrë kur vritet dikush apo

TIRANË– Djali i memeve Genc Sejko ka bërë një krahasim me gatishmërinë efektivëve të Policisë së Tiranës me momentet kur ka protesta apo kur ndodh një grabitje apo vrasje. Teksa ka publikuar disa foto nga lagjia “5 Maji” ku sot u bënë shembjet e radhës e zona është e mbushur me efektivë, Sejko shkruan se pikërisht në këto çastë, kur protestohet para kryeministrisë e kur ke lidhur dritat qe nuk ke me se i paguan, policia nuk mungon kurrë, por është atu për të treguar forcën. Ndërsa, kur vritet dikush, përdhunohet një vajzë apo ndodh një grabitje, nuk është asnjëherë.

Postimi i plotë:

E keni vënë re?!  Policia nuk është kurrë aty kur vritet dikush. As kur ndodh një grabitje apo një vjedhje.  Ajo nuk është aty kur politikanë e prokurorë shpallen në kërkim. As kur kalojnë kamionët me drogë.  Ajo nuk është aty kur dhunohet një grua. Nuk është aty ku përdhunohet një vajzë.  Policia nuk është kurrë aty kur i nevojitet qytetarit.  Ama kur të prishet shtëpia, kur je duke protestuar para kryeministrisë e kur ke lidhur dritat qe nuk ke me se i paguan; policia nuk mungon kurrë. Është aty për të treguar të gjithë forcën që i jep ky pushtet i qelbur që i shërben kujtdo përveç qytetarit të saj.

Sot u shembën banesat e radhës tek “5 maji”! Pavarësisht rezistencës së banorëve, fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Policia e Shtetit arriten në njësinë numër 4 për të shembur banesat në mënyrë që t’i hapej rrugë projektit të Rindërtimit. Mëngjesin e sotëm ishte projektuar që të shembeshin 11 banesa, 3 nga të cilat nuk kanë ende një kontratë të nënshkruar me Bashkinë e Tiranës, pasi nuk dakordësi për dëmshpërblimin. Ajo që u pa nga pamjet e transmetuara në media ishin dhjetëra efektivë që nxirrnin të moshuarit nga banesat të cilët bënë rezistencë.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet genc sejko shemben banesat te 5 maji 9 shkurt 2022 genc sejko shemben banesat te 5 maji 9 shkurt 2022

Sondazh

Poll