Politike

Shpërthimi me tritol në banesën e Armand Dukës,Meta: Akt terrorist! Të kapen autorët

24 Janar 2022, 22:14 Nga DOSJA
Shpërthimi me tritol në banesën e Armand Dukës,Meta: Akt

TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta dënoi ashpër shpërthimin me tritol në banesën e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka në Durrës. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i shtetit e konsideron ngjarjen si “akt terrorist dhe kriminal” dhe ndalimin dhe nxjerrjen sa më shpejt përpara drejtësisë të organizatorëve dhe autorëve të ngjarjes.

POSTIMI I ILIR METËS:

Një akt i tillë kriminal, në vijim të dhunës verbale, shantazhit dhe presioneve publike, shton emergjencën për ndalimin sa më parë dhe nxjerrjen para drejtësisë të frymëzuesve dhe autorëve.


Qyteti i Durrësit u trondit mbrëmjen e sotme nga një shpërthim i fuqishëm me tritol në orën 22:00 në banesën e kreut të FSHF në lagjen nr.4. Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ngjarja e sotme pason konfliktin e ashpër mes Armand Dukës dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili ka kërkuar hetimin nga organet kombëtare dhe ndërkombëtare të drejtësisë ndaj Dukës për afera korruptive dhe pastrim parash gjatë 20 viteve në krye të institucionit përfaqësues të futbollit shqiptar.

LAJMI KRYESOR: Tritol në shtëpinë e Dukës, s’ka të lënduar, kreu i FSHF: Autori me kapuç (Reagimet)

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike armand duka ilir meta tritol ne shtepine e armand dukes armand duka ilir meta tritol ne shtepine e armand dukes

Sondazh

Poll