Politike

Trazirat në Ukrainë, Meta: Bashkohen me shqetësimin e NATO-s, Rusia po kërcënon 

24 Janar 2022, 20:19 Nga DOSJA
Trazirat në Ukrainë, Meta: Bashkohen me shqetësimin e NATO-s,

TIRANË- Presidenti Ilir meta ka komentuar situatën e trazuar mes Rusisë dhe Ukrainës. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se i bashkohet shqetësimit të partnerëve në NATO, duke shtuar se kërcënimi ndaj Ukrainës është një kërcënim dejt sigurisë evropiane si dhe gjithashtu shkelje e të drejtës ndërkombëtare.

Postimi i Plotë:

Bashkohem me shqetësimin e partnerëve tanë të NATO-s për rritjen e paprecedentë të numrit të trupave dhe mjeteve ushtarake ruse në kufijtë me Ukrainën dhe kërcënimit për fillimin e një agresioni ushtarak ndaj një vendi sovran dhe mik. Kërcënimi dhe eventualisht agresioni ushtarak ndaj Ukrainës përbëjnë kërcënim direkt ndaj sigurisë evropiane dhe shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare. Shqipëria mbështet fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe apelon për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet dialogut dhe mjeteve diplomatike.

LAJMI KRYESOR: ‘Një tjetër zog në Kiev’/ SHBA dërgon pjesën e dytë të ndihmës ushtarake në Ukrainë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta konflikti ukraine-rusi ilir meta konflikti ukraine-rusi

Sondazh

Poll