Politike

Veliaj thirrje UEFA-s e FIFA-s: Bëni llogaritë se kur fle me qen, çohesh me pleshta

24 Janar 2022, 20:40 Nga DOSJA
Veliaj thirrje UEFA-s e FIFA-s: Bëni llogaritë se kur fle me qen,

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare të futbollit UEFA-s si dhe FIFA-s nëse ndërhyjnë në Federatën Shqiptare të Futbollit, t’i bëjnë llogaritë mirë. I ftuar në emisonin ‘Repolitix’ në Report Tv, Veliaj tha se duka ka dy zgjidhje ose të dorëhiqet ose do ta mbylli karrierën e tij me turp.

“Jo, jo, jo, unë thashë tjetër gjë. Është pala tjetër ajo që thotë ‘SPAK  të arrestojë’. Unë s’e kam thënë kurrë. Madje thashë në Bashkinë e Tiranës, vjen KLSH-ja për një letër higjienike, kurse këta janë një ishull që SPAK nuk i prek. Mua më kanë zgjedhur këta prindër të fëmijëve që lozin futboll dhe për këta unë do të luftoj jo UEFA-n por të gjithë planetët bashkë. UEFA dhe FIFA t’i bëjnë llogaritë mirë sepse po fjete me qentë, do të zgjohesh me pleshta. Pyetja nuk është për mua, por për Dukën. Do ta mbyllësh me turp apo do thuash ‘boll më gjashtë mandate’. Është me rotacion, jo me insistim,” tha Veliaj.

(I.A;f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike armand duka erion veliaj armand duka erion veliaj

Sondazh

Poll