Politike

Bardhi: Jemi në krizë, 6 marsi nuk është një test për PD-në

24 Janar 2022, 20:33 Nga DOSJA
Bardhi: Jemi në krizë, 6 marsi nuk është një test

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit nuk janë test për të parë fuqinë e PD-së. I ftuar në emisionin ‘Drejt’ në Ora News, Bardhi tha se zgjedhjet vijnë në një moment të vështirë për PD-në, pasi po vijnë në një moment të vështirë për partinë për shkak të krizës së brendshme që kanë.

Ne jemi në një moment transformimi. Në një monent të veshtirë, në një krizë të brendshme tonën. Nuk do t’i quaja zgjedhjet e 6 marsit test për PD, edhe për faktin se ato vijnë pa mbushur vitin nga masakra e 25 prillit. Nuk është marrë asnjë masë ligjore për atë që ka ndodhur në 25 prill, nuk ka nisur puna për reformën zgjedhore, shkojmë me të njëjtat kushte si në 25 prill. Shtuar kesaj edhe koha e pamjaftueshme për fushatën, i bën zgjedhjet e 6 marsit jo një test për PD, por zgjedhje të pjesshme vendore normale për këtë vit të mandatit qe ka mbetur në bashktië ku është krijuar,” tha Bardhi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazment bardhi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 gazment bardhi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll