Politike

A e ka mbështetjen e Ramës përballë Dukës? Veliaj: S’i kam kërkuar ndihmë

24 Janar 2022, 20:45 Nga DOSJA
A e ka mbështetjen e Ramës përballë Dukës? Veliaj:

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se nuk i ka kërkuar ndihmë kryeministrit Edi Rama në përrballjen e Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Veliaj tha se kjo është vetëm në betejë dhe jo luftë ndërkombëtare.

Pyetje: A ka Erion Veliaj në këtë betejë mbështetjen e Edi Ramës?

Erion Veliaj: Në momentin që flasim jo është një betejë, jo ndërkombëtare. Edi Rama ka qenë njeriu më i interesuar që të ketë fair play në të gjitha fushat e shoqërisë, që në universitet të shkojë më i miri edhe djali i bariut, e thotë mirë. Fakti që pagat e uftës shkuan fillimisht pë rata me rroga minimale, janë parime këto. Kjo është një betejë për Tiranën, kur të më ftojnë të jap mendimin për Durrësin, do e them. Por unë s’kam marrë flamurin kombëtar në dorë. Kjo betejë është për Tiranën. Kjo është beteja ime, as nuk i kam kërkuar ndihmë Edi Ramës.

(I.A;F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike armand duka edi rama erion veliaj armand duka edi rama erion veliaj

Sondazh

Poll