Bisedimet për Asosacionin/ Hovenier: Nuk do lejojmë krijimin në Kosovë të një etniteti si ajo e Republikës Sp...
Aktualitet
Tritol në shtëpinë e Dukës, s’ka të lënduar, kreu i FSHF: Autori me kapuç (Reagimet)
24 Janar 2022, 21:19Nga DOSJA
DURRËS– Një shpërthim me tritol ka shpërthyer banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur rreth orës 22:10 të mbrëmjes së sotme, në lagjen nr. 4, të Durrësit, zonë ku banon Duka bashkë me familjen e tij. Në momentin që ka shpërthyer tritoli në banesë ka qenë djali dhe bashkëshortja e kreut të FSHF-së e cila ishte edhe e infektuar me Covid-19. Zonja Duka bashkë me të birin janë tronditur kur kanë dëgjuar shpërthimin e fortë në derën e jashtme të vilës së tyre trekatëshe, por fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjë dëm. Të alarmuar, ata kanë telefonuar kreun e FSHF-së, i cili është nisur me urjgencë nga Tirana ku po ndiqte derbin e kryeqytetit Tirana-Dinamo. Brenda pak minutash, Duka është ndodhur në banesën e tij, ku është përballur me forca të shumta policie e një numër të madh gazetarësh.
Ai u ndal para mikrofonëve ku tha se kamerat e sigurisë që i rrethojnë banesën kanë filmuar një person me kapuç që ka vendosur sasinë plasëse në derën e jashtme e më pas është larguar me vrap. Nga shpërthimi, dera ka dalë jashtë përdorimit, por me nota ironie, kreu i FSHF-së u shpreh se policia zbulon çdo krim e se do ta gjente patjetër autorin e këtij sulmi brenda 24 orëve. Në fakt në njoftimin zyrtar të policisë nuk bëhet me dije për persona të arrestuar. Aty shkruhet vetëm për orën e vendin e ngjarjes, si dhe fakti që grupi hetimor ka nisur hetimet. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë të banesës së Dukës e të të gjitha shtëpive e bizneseve që e rrethojnë atë janë në duart e hetuesve e po shqyrtohen për të zbardhur më tepër detaje që mund të çojnë në prangosjen e autorit.
Në një tjetër prononcim, konkretisht për emisionin “Opinion”, Duka tha se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese vetëm pak ditë më parë. Para kamerave, ai tregoi dhe përmbajtjen e mesazhit ku kërkohet saktësisht tërheqja e kreut të FSHF-së nga gara për një mandate të gjashtë, ndryshe do të përballet me 60 plumba! Hetimet e kryera privatisht nga Duka, kishin zbuluar se personi që e zotëronte atë katë SIM quhej Sabian Rrapushi. Edhe pse i kërcënuar, ai tha se nuk kishte preferuar të bënte denoncim.
Ky shpërthim vjen pikërisht sot kur Duka ka pasur dhe përballje të ashpër me kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili i ka shpallur luftë dhe në gjykatë për zgjedhjet në FSHF, por ende nuk ka detaje që mund ta lidhin tritolin me këtë luftë të hapur. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, ka pasur reagime edhe nga ana e politikës. I pari ishte kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili hodhi dyshime se ngjarja mund edhe të jetë inskenuar nga vetë Duka.
“Po lëri more këto filma,”- tha Veliaj teksa ishte në një lidhje me Skype në “Të paekspozuarit”.
Më pas, Veliaj tha se me siguri ky tritol I vjen Dukës pas konflikteve që ai supozon se kreu i FSHF-së ka me bandat e Shijakut. Presidenti Ilir Meta e kryedemokrati Lulzim Basha e kanë dënuar këtë akt duke e konsideruar si një akt terrorist. Të dy, njëri pas tjetrit, bënë thirrje për vënie të autorit para drejtësisë. Nga ana e kryeministrit Edi Rama nuk ka ende asnjë reagim.
Ç’ka ndodhur mes Veliajt e Dukës?
Zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë nisur një luftë të vërtetë mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe Armand Dukës, kandidat për të fituar mandatin e 6-të në postin e kreut të FSHF-së. Me një “sulm” të koordinuar kandidatëve dhe antarëve të Shoqatës Tirana i është bërë shantazh për t’u tërhequr, veprime që anëtarët e shoqatës nëpërmjet një letre kanë njoftuar FIFA-n dhe UEFA-n. Fill pas kësaj, Veliaj postoi një foto me kryetarin aktual të Shoqatës “Tirana”, Sulejman Mema, duke e damkosur kështu edhe publikisht si një njëri që ishte larg Dukës e që mbështeste hapur socialistin. Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për Dukën, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndërsa FSHF ka publikuar një material audio, ku dëgjohet zëri i kryebashkiakut Veliaj, që kërkon mbështetjen në bllok të kandidatit Eduard Prodani, ndërkohë që nuk mund të numërohen herët që kryebashkiaku lëshon gojën në mënyrë të rëndomtë e vulgare, duke përmendur organet gjenitale.
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka quajtur filma raportimet për tritol në shtëpinë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka mbrëm...
DURRËS- Tritoli në banesën e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka është vendosur para portës kryesore të shtëpinë. Policia njofton s...
DURRËS– Fotoja që po shikoni është imazhi i parë që vjen nga Durrësi, aty ku është regjistruar një shpërthim me tritol në shtëpinë e kreut të Federat...
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka menduar që legalizimi i kanabisit të mos mbetet vetëm në aspektin mjekësor, por të kalojë edhe në faz...
TIRANË – Kryebashkiaku i Tiranës kërcënoi se personat përgjegjës për shkatërrimin e futbollit shqiptar do të përfundojnë në burg. Në mbledhjen me sho...
TIRANË– Lufta me Armando Dukën ka marrë një tjetër rrjedhë. Teksa fliste për përplasjen me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Veliaj nuk kurse...
TIRANË– Faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit ka rënë pre e hakerave. Në një postim në faqen zyrtare të ka qenë vetë FSHF-ja ajo që ka bër...