Politike

Kërcënon Veliaj: Paratë e drogës futen në futboll, banda e Shijakut bëhet pishman

24 Janar 2022, 20:28 Nga DOSJA
Kërcënon Veliaj: Paratë e drogës futen në futboll,

TIRANË– Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka akuzuar Federatën Shqiptare të Futbollit për pastrim parash e shitje e blerje të ndeshjeve me paratë e ardhura nga trafiku i lëndëve narkotike.

I ftuar në studion e “Repolitix”, Veliaj tha se përballja e tij me FSHF-në do të jetë mjaft e fortë dhe do të sjellë surpriza. Teksa fliste, Veliaj kërcënoi hapur se çdo njëri prej tyre do të përfundojë pas hekurave.

“Kanë ndodhur hetime ndërkombëtare këtu edhe për trafikantë droge që mendohej se ishin të paprekshëm. Kemi pafund raste ku institucionet ndërkombëtare ku Shqipëria është në radar, jemi në kontakt, kemi çuar informacione për Armand Dukën dhe mafian e FSHF, i kemi çuar informacione institucioneve ndërkombëtare qoftë për ato që merren me pastrimin e parave, me trafikun e drogës dhe si paratë e drogës që futen në futboll për të shitur e blerë ndeshje, si pastrohen paratë që ti ja jep një ekipi, ai t’i kthen mbrapsht dhe institucioneve të ligjzbaitimit ku ndeshjet gatuhen në Tiranë dhe shiten në një vend të Kinës. Do dëgjoni boll surpriza, jam përgatitur për një betejë të gjatë që do ta fitojnë çunat dhe gocat e sportit dhe jo banda e Shijakut që për hir të së drejtës vetë qyteti nuk u ka dhënë kurrë pushtet. Do më harxhojë kohë, por unë do ta shkatërroj këtë bandë. Këta do kenë probleme të rënda me drejtësinë e do të bëhen pishman,”- tha Veliaj ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike armando duka erion veliaj armando duka erion veliaj

Sondazh

Poll