Politike

Bardhi tregon planin Meta-Berisha:Dekretimi i zgjedhjeve në 6 Mars për të dëmtuar PD

24 Janar 2022, 20:45 Nga DOSJA
Bardhi tregon planin Meta-Berisha:Dekretimi i zgjedhjeve në 6 Mars për

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se dekretimi i zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit është për të dëmtuar PD-në. I ftuar në emisionin ‘Drejt’ në Ora News, bardhi tha se ky është një plan i thurur nga Presidenti Ilir Meta dhe ish-Kryeministri Sali Berisha për të dëmtuar PD-në. Ai gjithashtu tha se PD-ja është në përfundim të procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve përfaqësues në 6 bashki.

“Dekretimi i beftë i zgjedhjeve nga presidenti i republikës ka patur një qëllim, për të vënë në vështirësi PD. Presidenti do të duhej të bënte atë që kishte premtuar, t’i shkonte deri në fund të provuarit se ne 30 Qershor u bëe zgjedhje të paligjshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën, do të duhej t’i ishte nënshtruar vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo gjykatë nuk i ka legjitimuar zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk ka thënë se këto zgjedhje ishin kushtetuese apo të ligjshme. Ka thënë se subjekti që vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese nuk duhet të ishte shoqata e bashkive, por presidenti i republikës, duke dhënë kështu mundësinë presidentit qe ta inicionte procesin në këtë gjykatë. Pra, gjykata nuk i ka hyrë thelbit të çështjes. Në vend që t’i bindet ketij urdhërimi kushtetues, presidenti, në mënyrë të beftë, pa u konsutuar, për herë të parë në këto 30 vjet, me partitë politike të opozitës, asnjë president nuk ka dekretuar zgjedhje pa e bërë këtë konsultim. Nuk është detyrim, por është një standard i mirë i vendosur nga Presidentët. Nuk mund të ndodhë që të konsultohesh me qeverinë dhe jo me opozitën. Kjo tregon qartë se qëllimi i vetëm, për fat të keq, i koordinuar i zotit Meta me segmente të PD, është në unison me zoti Berisha, ka patursi qëllim të vetëm; të vendosë në vështirësi PD. Asnjë vështirësi nuk ka për të patur për PD, përsa i përket zgjedhjeve të 6 marsit. Kemi konfirmuar pjesëmarrjen. Jemi në përfundim të procedurave tona të brendshme për përzgjedhjen e kamdidatëve. Besoj se për aq dijeni sa kam, do të kemi përfaqësimin më të mirë të mundshëm për secilën prej 6 bashkive duke synuar fitoren në këto 6 bashki,” tha Bardhi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazment bardhi ilir meta sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 gazment bardhi ilir meta sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll