Politike

Meta në krah të Sulejman Memës: Është futbollist i jashtëzakonshëm, ka dhënë çdo gjë

24 Janar 2022, 18:45 Nga DOSJA
Meta në krah të Sulejman Memës: Është futbollist i

TIRANË- Presidenti Ilir Meta i ka dalë të krah ish-Kryetarit të Shoqatës Rajonale të Tiranës, Sulejman Mema, në lidhje me përfshirjen e politikës në sport si dhe me ofendimet e kryebashkiakut Erion Veliaj. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se Mema ka qenë një futbollist i jashtëzakonshëm dhe se i ka dhënë çdo gjë këtij sporti. Ai gjithashtu shkruan se për Memën nuk mund të ketë kurrë fishkëllima por vetëm duartrokitje.

Postimi i Plotë:

Sulejman Mema ka qenë një futbollist i jashtëzakonshëm i një gjenerate të artë të Tiranës dhe Shqipërisë. Edhe sot kemi nostalgji për inteligjencën, fantazinë dhe finesën e tij në fushën e blertë e sidomos për encet, që përfundonin në rrjetë, më lehtë se edhe vetë penalltitë. Ai ishte ndër ata lojtarë, që fitonte edhe duartrokitjet e kundërshtarit. Edhe në këto tre dekada, Sulejman Mema i ka dhënë gjithçka futbollit me pasion, profesionalizëm dhe qytetari, siç i përket gjithmonë familjes së madhe sportive Mema. Për Sul Memën, nuk ka patur dhe nuk mund të këtë fishkëllima, por vetëm DUARTROKITJE

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta sulejman mema ilir meta sulejman mema

Sondazh

Poll