Sport

Nuk fitonte prej shtatorit, ekipi i Premier League shkarkon trajnerin e njohur

16 Janar 2022, 15:24 Nga DOSJA
Nuk fitonte prej shtatorit, ekipi i Premier League shkarkon trajnerin e njohur

ANGLI- Rafa Benitez nuk do të jetë më trajneri i Everton. Klubi anglez ka shkarkuar trajnerin spanjoll pas rezultateve negative, e fundit ishte humbja ndaj Norwich. Skuadra e Everton nuk fitonte që prej muajit shtator, në atë kohë blutë mundnin Arsenal me shifrat 2-1.

Pas 19 javëve të zhvilluara, Everton gjendet në pozita mbijetese në kampionatin anglez, vetëm 6 pikë nga zona e kuqe që zbret nga kategoria.

“Skuadra e Everton konfirmon largimin e trajnerit Rafa Benitez. Ai ishte pjesë e skuadrës që nga qershori 2021. Vendimi për largimin e tij është i menjëhershëm dhe do të ketë zhvillime për zëvendësuesin e tij”, shkruhet në njoftimin e klubit anglez.

 

Everton Football Club can confirm the departure of Rafael Benitez as first team manager.

— Everton (@Everton) January 16, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport benitez everton benitez everton

Sondazh

Poll