Sport

“Rasti” Marcial te United: Sulmuesi i përgjigjet Rangnick në mediat sociale

16 Janar 2022, 14:35 Nga DOSJA

ANGLI – Është folur edhe për Sevillan, por edhe për Juventusin, por gjithsesi, për francezin Anthony Martial situata nuk është e zhbllokuar. Sulmuesi i Manchester United ka kërkuar që të këmbehet në afatin kalimtar të dimrit, për të gjetur më tepër hapësirë për të luajtur ​​në një ekip tjetër.

Deri më tani asgjë e çuditshme, nëse nuk ishte se në ndeshjen e fundit kundër Aston Villas, francezi nuk ishte i pranishëm në mesin e lojtarëve në dispozicion të trajnerit Ralf Rangnick.

Një mungesë, për të cilën drejtuesi teknik i “Djajve të Kuq” e bëri të qartë drejtëpërdrejt: “Ai nuk donte të ishte në ekip,”– u tha Rangnick gazetarëve pas barazimit 2-2 kundër Aston Villas. “Ai do të kishte qenë në skuadër normalisht, por ai nuk donte. Kjo është arsyeja pse ai nuk udhëtoi me ne.”

Por këto fjalë nuk i kanë pëlqyer Martial, i cili, përmes rrjeteve sociale, ka mohuar çdo mosrespekt ndaj klubit: “Nuk do të refuzoj kurrë të luaj një ndeshje për Manchester Unitedin. Kam 7 vite këtu dhe nuk kam shpërfilluar dhe nuk do të tregoj asnjëherë mos respekt për klubin dhe tifozët”.

Shkurt, për të kuptuar në këtë pikë, se kush thotë të vërtetën apo jo. Një gjë është e sigurt: diçka ka shpërthyer mes Martial dhe Manchester United…

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport francezin anthony martial i manchester united për të zëvendësuar solskjaerin kundër aston villas manchester united trajnerit ralf rangnick francezin anthony martial i manchester united për të zëvendësuar solskjaerin kundër aston villas manchester united trajnerit ralf rangnick

Sondazh

Poll