Sport

Teuta për turp, Kastrioti fiton pa shumë probleme ndaj kampionëve

16 Janar 2022, 15:01 Nga DOSJA
Teuta për turp, Kastrioti fiton pa shumë probleme ndaj kampionëve

TIRANË– Surprizë mund të konsiderohet fitorja e Kastriotit ndaj Teutës me shifrat 2-0. Takimi i vlefshëm për javën e 16-të tregoi se ky kampionat mund të prodhojë surpriza të shumta. Llogaritë e takimit u hapën në minutën e 14′ kur Bedri Greca u tregua i saktë përballë Qirkos.

Pjesa e dytë nisi vakët pa shumë raste, por goli i dytë erdhi nga Spartak Ajazi, i cili realizoi pas 50 sekondave në fushën e blertë, teksa në minutën e 72′, Kodra godet portën dhe Qirko nuk e ka grushtuar si duhet, por Ajazi përfiton dhe tregohet i saktë duke realizuar golin e dytë dhe të vulosjes së këtij takimi.

Debuton kështu me fitore trajneri Emilijano Çela,megjithëse ka punë për të bërë pasi skuadra e tij ndodhet akoma në fund në kuotën e 11 pikëve, ndërsa Teuta sheh gjithnjë e më larg zonën Europë, pasi ndodhet në vendin e 6 në kuotën e 18 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kastrioti teuta kastrioti teuta

Sondazh

Poll