Sport

Mehmeti ‘gol’ skeptikëve, Partizani mund Egnatian,Olsi Rama ndjek fitoren në tribunë

16 Janar 2022, 14:40 Nga DOSJA
Mehmeti ‘gol’ skeptikëve, Partizani mund Egnatian,Olsi Rama

SHQIPËRI– Partizani është rikthyer te fitorja pas dy humbjeve rradhazi me Kukësin dhe Tiranën. Viti 2022 nisi me trajner të ri në pankinë si Dritan Mehmeti, që ndeshjen e parë ndaj Egnatias e fiton me shifrat 3-0. Skuadra tregoi dëshirë në lojë e kjo u reflektua edhe në rezultat.

Një pjesë e parë që përfundoi me shifrat 0-0 ku dy skuadrat u treguan të kujdeshshme për të mos pësuar gol. Me rifillimin e së dytës, Mala në minutën e 47′ do të shënonte golin e avantazhit. Një realizim që bëri me krahë të kuqtë të cilët vazhduan sulmet dhe në të 61-tën do të shënonte dhe afrimi më i ri si sulmuesi Xhuliano Skuka.

Egnatia nuk kishte dëshirë dhe iniciativë për të ndryshuar fatet e takimit dhe do të ishte Rrapaj që në minutën e 73′ shënoi golin e tretë për Partizanin. Një fitore që u ndoq edhe nga drejtori Olsi Rama, që natyrisht duhet të ndihet i kënaqur. Partizani shkon kështu në vendin e 5-të në kuotën e 21 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport egnatia partizani egnatia partizani

Sondazh

Poll