Sport

Kaos në Seville, Betis drejton gishtin te Lopetegui: “I tha Jordanit të shtrihej”…

16 Janar 2022, 11:26 Nga DOSJA

SPANJE – Ndoshta askush nuk mund ta imagjinonte se çfarë do të ndodhte në “Benito Villamarin”, pak minuta para përfundimit të pjesës së parë të derbit Betis-Sevilla, ndeshje kjo e vlefshme për kupën e Mbretit.

Kur një objekt hekuri, i hedhur nga tribuna goditi futbollistin e Sevillas, Jordan, situata u nxeh shumë dhe arbitri, De Burgos Bengoetxea, vendosi të pezullojë ndeshjen. Edhe pse lojtari doli nga fusha në këmbë, dhe mbi të gjitha, dikush në fushë dëgjoi trajnerin bardhekuq Lopetegui, që këshillonte lojtarin e tij të shtihej në tokë.

Betis, që sapo kishte barazuar, tani rrezikon humbjen në tavolinë për momentin e çmendurisë së tifozëve të tij. Mesfushori Víctor Camarasa, në Twitter e dënon gjestin, por në të njëjtën kohë drejton gishtin drejt trajnerit të kundërshtarit. “Një veprim i turpshëm dhe i pajustifikueshëm nga dikush që nuk përfaqëson fare fansat tanë. Shpresoj që Jordan të jetë mirë, edhe pse të gjithë kemi dëgjuar (përfshirë gjyqtarin e katërt) se si trajneri i tij po i kërkonte të ‘ankohej dhe të shtrihej përtokë.”

Mesfushori sigurisht nuk është i vetmi që mendon kështu. Praktikisht të njëjtën gjë ka thënë në rrjetet e tij sociale edhe Cristian Tello. “Së pari dëshiroj të shpreh refuzimin tim total për çdo akt dhune, qëndrimi i këtij ‘individi’ nuk përfaqëson mbështetësit tanë”. Dhe më pas, lojtari i Betisit ka postuar dy video, ku në një shihet Lopetegui duke folur me lojtarin e tij dhe një, me vetë Jordanin, duke goditur veten për të provokuar tifozët e Betisit.

Një polemikë që sigurisht është e destinuar të vazhdojë, madje dhe mbi të gjitha nëse gjyqtari sportiv do t’ia caktonte fitoren Sevillas. Ndërkohë, për Jordanin, raporti i spitalit flet për një traumë në kokë dhe 24 orë vëzhgim në shtëpi…

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport edhe betis është në mesin e tyre kjo e vlefshme për kupën e mbretit mesfushori víctor camarasa ndodhi në “benito villamarin” sevilla e lopetegui të derbit betis-sevilla edhe betis është në mesin e tyre kjo e vlefshme për kupën e mbretit mesfushori víctor camarasa ndodhi në “benito villamarin” sevilla e lopetegui të derbit betis-sevilla

Sondazh

Poll