Sport

Salah kërkon shumë për rinovimin, Liverpool refuzon kërkesën e çmendur të tij

16 Janar 2022, 14:13 Nga DOSJA
Salah kërkon shumë për rinovimin, Liverpool refuzon

ANGLI-Rinovimi i Salah me Liverpool po bëhet gjithnjë e më i komplikuar. Sulmuesi dëshiron një kontratë që shkon në 400 mijë euro në javë dhe këtë ia ka bërë të ditur klubit nëpërmjet agjentit të tij.

Egjiptiani nuk e konsideron të tepruar kërkesën e tij, duke qenë se është e njëjta shumë e marrë që përfiton de Bruyne te Manchester City dhe se Cristiano Ronaldo përfiton 500 mijë euro pavarësisht se është 36-vjeç.

Për momentin klubi i Liverpool ka refuzuar këtë kërkesë dhe nëse Salah nuk firmos rinovimin, do të jetë një nga emrat më të kërkuar në merkaton e verës së ardhshme.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport livepool salah livepool salah

Sondazh

Poll