Sport

Dëbimi i Djokovic, shpërthen babai i tenistit: Vendosët 50 plumba në gjoksin e Noles

16 Janar 2022, 14:22 Nga DOSJA
Dëbimi i Djokovic, shpërthen babai i tenistit: Vendosët 50 plumba

AUSTRALI– “Përpjekja për të vrarë sportistin më të mirë në botë ka përfunduar, 50 plumba në gjoksin e Novakut”. Srdjan Djokovic, babai i tenistit serb i dëbuar nga Australia për shkak se nuk ishte vaksinuar kundër Covid-19, shkruan në rrjetet sociale. “Në fund të fundit, ai po ndihmon një lojtar të ri 17-vjeçar – thotë ai – Ky është Nole, një burrë, një vëlla. Shihemi në Paris.”

Komiteti Olimpik Serb gjithashtu u rreshtua përkrah Djokovic. “Pavarësisht këtij vendimi skandaloz, ne e konsiderojmë Novakun edhe një herë fitues. Në mënyrë josportive ai u pengua të garonte për titullin e tij të dhjetë në Australian Open.”

Në krahun tjetër autoritetet australiane e trumpetojnë si sukses ngjarjen. “Mbrojtëm sakrificat e australianëve” u shpreh Alex Haëke, ministër i emigracionit. “Politika jonë e kufizimeve bëri të mundur numrin e ulët të viktimave, rimëkëmbjen ekonomike si dhe përqindjen më të lartë të vaksinimeve në botë.

Qytetarët tanë kanë bërë sakrifica për të mbërritur deri këtu dhe qeveria jonë do të vijojë ti qëndrojë kësaj linje”- thotë Haëke. Në Australi 91.6 % e personave mbi 16 vjeç janë të vaksinuar.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport australi novak djokoviç australi novak djokoviç

Sondazh

Poll