Sport

Njoftim shokues i ish-kampiones Evert: “Kam kancer në vezore, jam duke bërë kimio”

16 Janar 2022, 09:42 Nga DOSJA

SHBA – Ish-tenistja Chris Evert është e sëmurë. Kampionia e 18-të Grand Slam-eve, e bëri të ditur këtë permes një njoftimi në Twitter: “Dëshiroj t’ju them se në fazën e parë jam diagnostikuar me kancer në vezore, kam shumë besim se mund ta kapërcej dhe jam e sigurt se kimioterapia do të japë rezultate të mira. Fatmirësisht e morëm vesh me kohë”.

67-vjeçarja kampione amerikane kërkoi të respektonte privatësinë e saj: “Shpresoj që ta kuptoni nevojën time për t’u fokusuar në shëndetin dhe kujdesin. Gjithsesi do të më shihni duke u lidhur me Espn, si dikur për disa komente në Australian Open.”

Chrissie filloi trajtimet e saj këtë javë. Motra e saj, Jeanne, gjithashtu një ish-lojtare tenisi, vdiq në shkurt dy vjet më parë nga e njëjta sëmundje. “Unë mendoj për të dhe ndjej se ajo do të më ndihmojë të kapërcej këtë test të vështirë”,- tha Evert.

Kampionia është operuar dy herë, e fundit në mes të dhjetorit dhe analizat gjetën qeliza kanceroze: “Por mjekët më siguruan. Ka një shans 90 për qind që kimia të funksionojë.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport australia i heq vizen djokovic australia open ish-tenistja chris evert jam diagnostikuar me kancer në vezore k kampionia e 18-të grand slam-eve australia i heq vizen djokovic australia open ish-tenistja chris evert jam diagnostikuar me kancer në vezore k kampionia e 18-të grand slam-eve

Sondazh

Poll