Sport

“Australia Open”: Bingo për italiani Caruso, humbësi fatlum, që i zë vendin Djokovic

16 Janar 2022, 10:49 Nga DOSJA
“Australia Open”: Bingo për italiani Caruso, humbësi

AUSTRALI – Si fëmijë Salvatore Caruso ëndërronte të bëhej pilot i Formula 1, mirëpo nesër mbrëma ai do të luajë në vend të Novak Djokovicit edhe pse jo në “Rod Laver Arena”, sepse ndeshja e tij me Keçmanovicin u zhvendos në një nga fushat dytësore të “Australia Open”. “Më vjen keq për Djokovicin, por e di që jam humbësi më i famshëm dhe me fat në botë,”- tha ai.

Njëzet e nëntë vjeç në dhjetor, Caruso lindi në Avola të Siçilisë. Debutimi i tij në ATP Tour daton në vitin 2016, në turneun ndërkombëtar të Romës, ndërkohë që ai aktualisht është nr.150 në botë, por në vitin 2020 arriti në n.76. Në vitin 2019 fitoi raundin e tretë në “Roland Garros”, ndërsa vitin pasardhës kaloi dy raunde edhe në “US Open”.

Një tifoz i Ferrarit dhe Juves (me del Pieron në zemër), Caruso filloi të luante tenis në moshën gjashtë vjeçare në Avola. Ata e quanin “Salvo i çuditshëm”, sepse “të gjithë miqtë e mi luanin futboll, unë luaja tenis. Ne ende qeshim me njëri-tjetrin tani”. Pas mbarimit të shkollës së mesme, ai bëri një pakt me prindërit e tij: më jepni disa vjet për të hyrë në tenis.

Por siç shpjegon ai, “Paratë që fitojmë në një turne i investojmë në udhëtime, staf, taksa”. 185 i gjatë me peshë 80 kilogramë, tenisti italian Salvatore Caruso tani stërvitet nga Paolo Cannova, i cili e ndjek që nga viti 2010.

Në ndeshjet kualifikuese, ai u mund në raundin e fundit nga japonezi Daniel Tare, ndërkohë që deri më tani, në 5 paraqitjet e mëparshme në “Australian Open” ai ka kaluar vetëm një herë në raundin e parë. Por tani ai ka një shans të ri dhe siç ka përsëritur në të kaluarën, se “është e vërtetë, që kam ardhur në tenis pak vonë. Por tani nuk ka më shumë Boris Becker, që fitoi “Wimbledonin” në një moshë shumë të re”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “rasti-djokovic” ai do të luajë në vend të novak djokovicit australia i heq vizen djokovic australia open ëndërronte të bëhej pilot i formula 1 një tifoz i ferrarit dhe juves salvatore caruso “rasti-djokovic” ai do të luajë në vend të novak djokovicit australia i heq vizen djokovic australia open ëndërronte të bëhej pilot i formula 1 një tifoz i ferrarit dhe juves salvatore caruso

Sondazh

Poll