Sport

Paradoksi, De Bruyne: “Mourinho nuk më donte, isha zgjedhja e pestë për të”…

16 Janar 2022, 10:19 Nga DOSJA

ANGLI – Kevin De Bruyne ishte vendimtar ndaj Chelseas. Lojë me superlativa dhe goli i belgut, e bënë atë ndër më të mirët në fushë. Aktualisht ai është ndër mesfushorët më të mirë në botë, por gjërat nuk kanë qenë gjithmonë kështu.

Në të vërtetë, belgu, në kohën kur ishte te Chelsea, luftoi shumë për të luajtur. Në një intervistë të publikuar pak kohë më parë në “The Players’ Tribune”, De Bruyne kujton ngjarjet e tij në Londër.

Kur ishte 21 vjeç, Kevin De Bruyne blihet nga Chelsea, çka bëri gjithë Belgjikën të rrotullonte sytë. Në Londër, megjithatë, De Bruyne, nuk arrin të bindë plotësisht dhe është huazuar te Werder Bremen, ku konfirmon pritshmëritë e larta.

Ndërkohë, në Gjermani, Borussia Dortmund e Kloppit i kishte vënë syrin. “Klopp donte që unë të shkoja te Borussia Dortmund dhe ishte lloji i futbollit që më pëlqente. Kështu që mendova se Chelsea do të më linte të shkoja. Por Mourinho më dërgoi një mesazh. Ai donte që unë të isha ende pjesë e ekipit.”

De Bruyne qëndron në Londër, por pothuajse nuk luan ndonjëherë. Dhe drejt fundit të kampionatit, ai ka takimin e dytë dhe të fundit me Mourinhon. “I thashë që shokët e mi luajtën 15/20 ndeshje. Unë luajta vetëm tre. Kështu që pieta, nëse diçka do të ndryshonte. Në atë kohë, Juan Mata gjithashtu ishte në merkato dhe më pas më thane, që nëse Mata do të largohej, unë do të ngjitesha një vend në hierarki. Pra i gjashti, do të bëhesha i pesti!”.

Megjithatë, djali u çlirua duke u kthyer në Gjermani, këtë herë në Wolfsburg, realizon më shumë se 15 ndeshje dhe shënon gola me dyshifra. Një vit më vonë, e blen Manchester City, që e shenjtëron në “Olimpin” e futbollistëve. Kur kishte nënshkruar për Chelsea, De Bruyne kishte menduar: “një ëndërr e bërë realitet!”. Por nga ëndrrat zgjohesh dhe … realiteti mund të bëhet edhe më i mirë pas një kohe.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport blen manchester city borussia dortmund e kloppit chelsea kundër manchester city goli i belgut kevin de bruyne klopp donte që unë të shkoja te borussia dortmund kur ishte te chelsea luftoi shumë për të luajtur manchester cityn e pep guardiolës mourinho më dërgoi një mesazh mourinho nuk dëshiron shpërqendrime ndaj chelseas blen manchester city borussia dortmund e kloppit chelsea kundër manchester city goli i belgut kevin de bruyne klopp donte që unë të shkoja te borussia dortmund kur ishte te chelsea luftoi shumë për të luajtur manchester cityn e pep guardiolës mourinho më dërgoi një mesazh mourinho nuk dëshiron shpërqendrime ndaj chelseas

Sondazh

Poll